Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në rrjetin transportues.

Sipas njoftimit, defekti është shkaktuar nga një operator ekonomik në gypin transportues fi 200 mm në rrugën “Ekrem Rexha (Tirana)”, duke lënë pa ujë që nga ora 10:00 disa lagje dhe rrugë të qytetit, raporton PrizrenPress.

Pa furnizim me ujë kanë mbetur lagjja “Bajram Curri”, lagjja “Jeta e Re”, lagjja “Arbana”, një pjesë e rrugës “Nashec”, rruga “Ibrahim Lutfiu”, si dhe zona e burgut.

“Ekipet janë në terren dhe po punojnë për sanimin sa më të shpejtë të defektit”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Sipas të njëjtit njoftim, me përfundimin e punimeve pritet që furnizimi i rregullt me ujë të rikthehet menjëherë./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Lajmet e Fundit