Një 17-vjeçar është lënduar nga arma e zjarrit në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 02.05.2026.
Policia bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime në këmbë dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren.
Aktualisht, njoftohet se i mituri është jashtë rrezikut për jetë. Policia bën të ditur se i dyshuari në këtë rast është po ashtu i mitur, 16-vjeçar.

Bëhet e ditur, se pas kësaj ngjarjeje, ai së bashku me prindin e tij janë paraqitur në Stacionin Policor në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka deklaruar se për rastin është njoftuar Prokuroria.
“Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, është duke e hetuar rastin”, ka thënë Bytyqi për KALLXO.com.
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
