7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

“Nji kthesë a dy” në Lumbardhin e Prizrenit

LUMBARDHI do të hapet me ekspozitën grupore “nji kthesë a dy” në Prizren, të shtunën më 30 maj në orën 20:00.

Pas shume viteve të degradimit dhe paqartësive rreth statusit të saj, LUMBARDHI kthehet në formë të një hapësire kulturore, e cila përmes një programi të gjerë që përfshin shfaqje të filmave, organizim të ekspozitave, koncerteve, punëtorive, diskutimeve, ligjeratave dhe evenimenteve të ndryshme, synon ri-funksionalizimin e Kino Lumbardhit.

Kinemaja, e cila është ndërtuar në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar, është adresa kryesore kulturore në Prizren dhe ndër objektet e pakta publike të mbetura nga periudha që e përcolli luftën e dytë botërore. Përveç të qenit kinema e qytetit, Lumbardhi ishte edhe nikoqire e shumë evenimenteve kulturore dhe vend nga i cili dolën disa prej festivaleve më të rëndësishme të qytetit. Në korrik të vitit të kaluar kinemaja hyri në proces të likuidimit dhe qyteti rrezikoi humbjen e hapësirës më të rëndësishme kulturore që ka.

Si reagim ndaj kësaj, 57 organizata joqeveritare dhe nje masë nga Kosova u mblodhën nën Iniciativën për Mbrojtjen e Lumbardhit, duke kundërshtuar procesin e privatizimit, nominuar Lumbardhin për vend të trashëgimise kulturore, ofruar një plan konkret të menaxhimit dhe ndërmarrje të hapave për restaurim dhe funksionalizim të plotë të Kino Lumbardhit. Ne janar të këtij viti, kinemaja hyri në listën e përkohshme të trashëgimisë me numrin e vet unik dhe në të njejtën kohë doli nga agjenda e likuidimit për vitin 2015. Si rrjedhojë, ajo u morr në shfrytezim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe do të menaxhohet nga Fondacioni Lumbardhi, i cili u themelua me qëllim të formimit të një strukture organizative për menaxhim të LUMBARDHI-t.

LUMBARDHI po funksionalizohet si rezultat i iniciativës qytetare, mbështetjes së 57 organizatave jo-qeveritare, partneritetit me departamentin për Trashëgimi Kulturore të MKRS-se dhe përkrahjes së kompanisë Arzum që është edhe sponzor iniciues i fondacionit.

Ekspozita përuruese “nji kthesë a dy” del nga bashkëpunimi i LUMBARDHI me Angry Youth, që është një kolektiv i artistëve nga Kosova që përfshinë producentë, DJ, dizajnerë, ilustratorë dhe artistë të mediumeve të ndryshme. Kolektivi është i përberë nga inidividë që intervenuan në hapësirë duke treguar reagimin e tyre historik, struktural, hapsinor, kohor, përjetimor dhe politik të cilat së bashku krijojnë një intervenim që shërben si një reagim kolektiv (unik dhe e pamundur të reduktohet në pjesët e totales). Ky reagim që në të njejtën kohë është reagim i individëve po edhe një tërësi i bën të qartë fytyrat e shumta të hapsirës dhe ndikimet e ndryshme qe arrijnë të prekin larg në terrenin shoqëror jo vetëm të Prizrenit por edhe të Kosoves. Hapësira bëhet e gjallë, e merr identitetin e vet, diçka që frymon dhe jeton sikur njerëzit brenda dhe jashtë saj – shëndeti i saj është i yni. Reagimi shndërrohet në dialog, në dy trupa që komunikojnë me njëri-tjetrin.

Ekspozita “nji kthesë a dy” mbetet e hapur deri më datë 1 korrik. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ti je për mua një krijesë e trishtë

Poezi e shkruar nga Cesare Pavese. Përktheu: Orjela Stafasani Ti je për mua një krijesë e trishtë një lule e përkohshme poezie që bash në çastin kur e...

Latifi: Kosovës i duhet ndihma profesionale, jo `dyqanet e kirurgjisë`

Kirurgë shqiptarë në mërgatë do ta ndihmojnë Kosovën dhe shëndetësinë e saj, përmes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Kryetari i këtij kolegji Dr. Rifat...

Lajmet e Fundit