24.4 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Nuk ekzekutohen pagat e mësimdhënësve, SBAShK ndërmerr veprimin e radhës

Ka kaluar ora 16:00 dhe pagat e mësimdhënësve nuk janë ekzekutuar ende.Kështu konfirmoi për “Gazeta Blic” anëtarja e Kryesisë së SBASHK, Hanife Salihu.

Salihu tha se hapi i radhës që do të ndërmarrin do të jetë të ushtrojnë kallzim penal ndaj Ministrit të Financave, Hekuran Murati.

“Po ju njoftoj se pagat nuk na ka dalë ende. Ne kemi me ngrit kallzim penal ndaj Ministrit të Financave Hekuran Murati. Sonte do të konsultohemi me Kryesinë dhe do të ndërmarrim pastaj edhe veprime të tjera në bazë të vullnetit të tyre.Ne vazhdimisht mbajmë takime me Kryesinë, për momentin ende nuk e kemi caktuar takimin me kryetarët e Këshillave Komunale për të vendosur për veprimet e radhës” deklaroi Salihu për “Gazeta Blic.

Edhe kryetari i SBASHK, në një prononcim të shkurtë dhënë për “Gazeta Blic” tha se rrogat e mësimdhënësve ende nuk janë ekzekutuar.Minstri i Financave Hekuran Murati ka deklaruar se do të veprojnë sipas ligjit sa i përket kësaj çështjeje.

“Do ta zbatojmë ligjin sa i përket pagave për grevistët”, ka thënë shkurt Murati, raporton Gazeta Blic.Mësimdhënësit dhe shërbyesit civilë pezulluan grevën pas pesë javësh.

Edhe pas pezullimit të grevës vijoi tensioni SBASHK-Qeveri, pasi kjo e fundit vendosi mosekzekutimin e pagave për mësuesit.Kjo solli edhe reagimin e SBASHK të cilët nuk kanë përjashtuar edhe rikthimin e sërishëm në grevë.

Më Shumë

Ujësjellësi për Dragashin dhe 15 fshatra drejt përfundimit – Projekt historik për komunën

Një ndër projektet më të mëdha të pasluftës në komunën e Dragashit po i afrohet përfundimit. Kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, ka bërë të...

AKP shpall qiradhënien e 105 njësive në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 671 njësive të cilat përfshijnë asete atraktive që gjenden në pesë rajonet e...

Lajmet e Fundit