36.8 C
Prizren
E premte, 19 Gusht, 2022

Oferta në rrjete sociale për para false, flasin ekonomistët

Në rrjete sociale po qarkullojnë oferta për blerje të parave të falsifikuar të cilat janë vështirë të identifikueshme për qytetarët. Lidhur me këtë problematikë, ekspertët e Sigurisë Kibernetike vlerësojnë se qarkullimi i këtyre mjeteve false, dëmton ekonominë e vendit. Monedha që po shitën në rrjete sociale më së shumti janë 2, 100, 200 dhe 500 euro.

 

Mjafton një klikim në rrjete sociale për të parë oferta të shitjes së parave false 2 100, 200 dhe 500 euro. Eksperti i Sigurisë Kibernetike, Mentor Hoxhaj, tha për Radio Kosovën se shitësit, madje garantojnë se këto para nuk janë lehtë të identifikueshme.

“Çka është për t’u çuditur është se shitësi garanton se nuk janë lehtë të identifikueshme paratë false. Në të kaluarën oferta të tilla kemi pasur vetme në “Dark Net”. Këto oferta me shtimin e rrjeteve sociale i gjen haptas në “TIK TOK”, pa pasur nevojë për hulumtim”, tha ai.

Eksperti i Sigurisë Kibernetike, Mentor Hoxhaj, thotë se me këto raste është ballafaquar edhe personalisht. Ai kërkon nga institucionet kompetente, që kjo dukuri të luftohet për shkak se qarkullimi i këtyre mjeteve false në treg, dëmton shumë ekonominë e vendit.

“Mbrëmë shkova në një dyqan për të blerë diçka dhe personi deshi të më kthej monedha 2 euro, unë hezitova t’i marr për shkak se janë duke qarkulluar 2 euro false. Ky është vetëm një efekt minor në relacion me efektin madhor që mund të ketë në besueshmërinë e transaksioneve duke vazhduar në efektin negativ që mund të ketë në ekonomi”, shtoi ai.

Ndërkaq, Policia e Kosovës në një përgjigje elektronike, tha për Radio Kosovën se kanë marrë të tilla informacione dhe disa janë duke i hetuar. Sipas tyre, vështirësi në hetimin e këtyre rasteve paraqet fakti se një pjesë e adresave në internet janë jashtë vendit.

Shpeshtimi i rasteve të tilla ka bërë që edhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë të merret me ekzaminimin e të hollave.

Feriz Selimaj, ekspert i Forenzikës së monedhave, thekson se në tre mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar shumë raste të falsifikimit të parave:

“Te ne kanë ardhur 460 dëshmi për falsifikim të parasë. Kemi 5, 10, 20, 50 euro. Kemi 201 dëshmi të monedhës 100 euro, pra, është dëshmia më e shpeshtë që ka ardhur për ekspertizë. Kemi falsifikim edhe të monedhës 200 euro. Nga 464 dëshmi, të falsifikuara kanë rezultuar vetëm 90 prej tyre. Këto shifra janë për tre mujorin e parë të vitit 2022”, tha Selimaj.

Selimaj thotë se Instituti i Forenzikës ka pajisje moderne për identifikimin e parave të falsifikuara dhe se testimet bëhen përmes kontrolleve optike apo pajisjeve laboratorike, pasi secila kartëmonedhë ka tiparet sigurisë.

 

Më Shumë

Marcelo mund të pensionohet nga futbolli

Marcelo është duke e menduar pensionimin nga futbolli. Lojtari është larguar nga Real Madridi me parametra zero, por akoma nuk ka gjetur skuadër. Sipas asaj që...

Donald Trump është nën hetime për shkelje të Aktit të Spiunazhit

Donald Trump është nën hetim penal për shkelje të mundshme të Aktit të Spiunazhit dhe statuteve shtesë në lidhje me pengimin e drejtësisë dhe...

Lajmet e Fundit