24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Omicroni vazhdon të jetë shpërthyes në Kosovë, për një javë u konfirmuan mbi 15 mijë raste të reja

Situata epidemiologjike në Kosovë vazhdon të jetë kritike, e kjo për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të rasteve të reja me coronavirus dhe pranisë së variantit Omicron.

Vetëm gjatë javës së kaluar nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, janë konfirmuar në total 15 mijë e 312 raste të reja, kurse katër persona kanë humbur jetën.

Deri më tani numri i rasteve aktive në Kosovë ka arritur në 17 mijë e 743.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 2 mijë e 957 raste pozitive me COVID-19, dhe një person ka humbur jetën.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen. Ai u shpreh se secili qytetarë që ka marrë dy vaksina duhet me patjetër që të marrë edhe dozën e tretë.

Ministri shtoi se ekziston mundësia që edhe personat që kanë marrë tri doza të ri-infektohen me COVID-19, mirëpo e kalojnë më lehtë.

“Nëse dikush është vaksinuar me dy doza duhet ta marrë edhe dozën përforcuese. Unë e kam marrë edhe vet. Secili duhet ta marrë edhe vaksinën e tretë. Edhe ata që kanë marrë vaksinën mund të sëmuren. Vaksina nuk është 100% në të gjitha rastet, por nëse riinfektohesh megjithatë do të kalojë më lehtë sesa mos të jesh i vaksinuar”, u shpreh Latifi.

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja në luftimin dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit, masa këto të cilat kanë hyrë në fuqi më 22 janar dhe do të zgjasin deri më 4 shkurt 2022.

Me masat e reja, ora policore për qytetarët nis nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Qytetarët janë të obliguar që të bartin maskën, pavarësisht vendit në të cilin ndodhen, ndërkaq lokalet e gastronomisë do të jenë të hapura deri në orën 21:00, ndërsa muzika lejohet deri në 20:30.

Më poshtë ua sjellim numrin e rasteve pozitive që janë konfirmuar gjatë shtatë ditëve të kaluara:

23 Janar 2022: 1 vdekje, 2,957 raste pozitive

22 Janar 2022: 0 vdekje, 3,206 raste pozitive

21 Janar 2022: 1 vdekje, 2,943 raste pozitive

20 Janar 2022: 1 vdekje, 2,708 raste pozitive

19 Janar 2022: 0 vdekje, 2,050 raste pozitive

18 Janar 2022: 1 vdekje, 720 raste pozitive

17 Janar 2022: 0 vdekje, 728 raste pozitive. /Telegrafi/

Më Shumë

Suhareka mbështet edicionin e 4-të të Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren

Komuna e Suharekës ka konfirmuar për të katërtin vit radhazi mbështetjen financiare për Shkollën Verore Ndërkombëtare të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, duke dëshmuar...

Përurohen kabinetet shkencore në shkollën “Katër Dëshmorët” në Ratkoc

Në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit mes Komunës së Rahovecit, Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Zyrës Komunale për Komunitete (ZKK), sot janë përuruar...

Lajmet e Fundit