19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Operacioni “Pika” prangosi 74 policë, kryeshefi i IPK-së nderohet nga DASh-i

Në ceremoninë e mbajtur dje në Departamentin e Shtetit në Washington për ditën e Akademisë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit (ILEA), Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj është përzgjedhur fitues i çmimit kryesor për Sukses të Jashtëzakonshëm Operacional, si i nominuar për realizimin me sukses të operacionit antikorrupsion të Inspektoratit Policor të Kosovës ku u arrestuan 74 zyrtarë policorë në operacionin e vitit të kaluar të koduar me emrin “PIKA 1 dhe PIKA 2”.

“Përfaqësuesit e Kosovës, Malit të Zi dhe të Ganës, të diplomuar në Akademinë Ndërkombëtarë të Zbatimit të Ligjit u vlerësuan që me punën e tyre kanë bërë një ndryshim të madh në komunitetet e tyre dhe sektorët e drejtësisë penale në mbarë botën”, thuhet në njoftim.

Në këtë ceremoni ishin të nominuar zyrtarë nga 52 shtete nga e gjithë bota, ndërkaq çmimi u nda nga Nënsekretarja e Shtetit, Uzra Zeya dhe Ndihmës Sekretari i INL-it (Byroja për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit) Todd Robinson.

Hodaj është duke vazhduar vizitën zyrtare në Washington, ku gjatë ditëve ne vijim do të pritet nga zyrtarë të lartë nga fusha e sigurisë dhe drejtësisë në SHBA./Front Online

Më Shumë

Universiteti i Prizrenit shpall konkursin për pranim të studentëve të rinj

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor, për vitin akademik...

Kuvendi i Dragashit miraton planin buxhetor afatmesëm

Kuvendi i Komunës së Dragashit ka miratuar dje Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2026–2028, një dokument kyç për planifikimin dhe menaxhimin financiar të komunës...

Lajmet e Fundit