23.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Prizren, 8 aktakuza kundër 12 personave, për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, nga prokuroritë Themelore janë ngritur tridhjetetetë  (38) aktakuza, kundër dyzetepesë (45) personave për vepra të ndryshme penale,  janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur dy  (2) aktakuza kundër tre (3) personave për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave.

 

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Më Shumë

I shkaktuan vazhdimisht dhunë psikike – viktima nga Malisheva përfundon në QKUK

Një grua nga Malisheva ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e ushtrimit të dhunës psikike ndaj saj nga dy persona. Rasti ka...

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor, raporton GazetaBlic. “Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re. Teksti...

Lajmet e Fundit