-1.5 C
Prizren
E hënë, 30 Nëntor, 2020

Parisi tërheq ambasadorin nga Ankaraja

Ky ishte reagimi diplomatik francez pas një sulmi verbal të presidentit Erdogan ndaj presidentit francez, që e akuzoi Macron për armiqësi ndaj islamit dhe se duhet të kontrollojë gjendjen mendore.

Deklaratat e ashpra të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan i kanë rritur tensionet mes Turqisë dhe Francës. Si pasojë Franca tërhoqi ambasadorin e saj nga Turqia. Presidenti Macron e argumentoi këtë hap me sulmet e presidentit turk. Deklaratat e tij janë të “papranueshme”, u shpreh presidenca franceze për agjencinë AFP. Ambasadori u tërhoq për këshillime me presidentin. Me këtë synohet të dërgohet “një sinjal i fortë” drejt Ankarasë, u tha.” Humbja e masës dhe pagdhendshmëria nuk janë metoda”, theksohet nga presidenca franceze. Erdogan duhet të ndryshojë kursin e tij politik, sepse “ai është në çdo kuptim i rrezikshëm”.

Fyerjet personale të Erdoganit

Të shtunën (24.10) në një kongres të partisë së tij, AKP në Kayseri në Anadollinë Qendrore, Erdogan bëri fjalë për “shenja shqetësuese të rritjes së armiqësisë kundër islamit në Europë”. Si shembull ai ndër të tjera mori edhe presidentin Macron, që pas vrasjes së mësuesit Samuel Paty para një javë i shpalli luftë islamizmit radikal në Francë. Paty u vra nga një nxënës me rrënjë ruso-çeçene, pasi kishte treguar në orën e mësimit për të ilustruar temën e lirisë së mendimit karikaturat e profetit Mohamed, shkruan DW.

Macron kishte thënë në ceremoninë e përshpirtshme për mësuesin të mërkurën, se “ne nuk do të heqim dorë nga karikaturat dhe skicat”. Pas sulmit vdekjeprurës kundër mësuesit, autoritetet franceze kanë ndërmarrë disa aksione kundër shoqatave të dyshuara se i përkasin spektrit islamist apo janë të afërta me të. Atentatori vetë u qëllua pak pas vrasjes së mësuesit.

Erdogan nuk e la tek këto akuza, por vazhdoi me tone personale. “Çfarë problemi ka ky person me emrin Macron me islamin dhe myslimanët”, pyeti Erdogan në kongres. Macron duhet “të kontrollojë gjendjen e tij mendore”, shtoi Erdogan. Homologu i tij nuk e kupton lirinë e fesë.

Marrëdhënie të vështira Francë-Turqi

Marrëdhëniet mes Francës dhe Turqisë janë ftohur edhe për shkak të temave të tjera: Macron e akuzon presidentin Erdogan për përzierje masive në konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin e Nagorni-Karabakut, që ka disa javë që ka shpërthyer. Sipas Macron, Ankaraja zhvendos luftëtarë xhihadistë nga Siria për të mbështetur Azerbajxhanin.

Edhe në konfliktin për kërkimet për gaz në Detin Mesdhe, Macron ka dërguar paralajmërime ndaj Erdoganit. Franca përforcoi mbështetjen për Greqinë dhe Qipron duke ofruar edhe prezencën e saj ushtarakë në rajonin detar./DW/

- Advertisement -

Më Shumë

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj të akuzuarit për vrasjen e dy kusherinjëve në Malishevë

Gjykata e Apelit ka njoftuar se e ka vërtetuar aktgjykimin lirues në rastin e Besim Malokut, i akuzuar për vrasjen e dy kushërinjve Bahri...

Laporta mund të transferojë Haalandin te Barça

Joan Laporta është i gatshëm të udhëheqë sërish Barcelonën si president dhe nëse arrin të marrë këtë post, ai pritet të jetë i dhënë...

Suhareka nuk i bindet Qeverisë Hoti, e bën pushim për 28 nëntor

Sot në orët e mbrëmjes kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes nj? shkrimi ka bërë të ditur se dita e hënë është...

Bekim Jashari reagon pas kritikave për shtatoren e Adem Jasharit në Prizren

Familja Jashari nga Prekazi ndihet falënderuese që në Ditën e Flamurit kosovarët po mendojnë për të bëmat e paraardhësve të tyre. Nipi i Adem Jasharit,...

Dëgjohen gjashtë dëshmitarë në gjykimin ndaj drejtorit të shkollës në Malishevë, për rastin ku punëtori teknik humbi jetën në vendin e punës

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj drejtorit të Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Ibrahim...

Prizren: Një muaj paraburgim për një burrë për sulm seksual e fizik

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit...

Oda e Hotelirisë dhe Turizmit gati për protesta

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka paralajmëruar protesta në rast se as në seancën e ardhshme nuk kalon Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike. Veç tjerash,...

Bislimi: Avdullah Hoti s’ka tru për rimëkëmbjen ekonomike

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk ka tru për rimëkëmbjen ekonomike. Sipas tij, projektligji për rimëkëmbje ekonomike është...

Prizren, 40 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 584 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23.274 raste, kurse...

Shqiptohen 133 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid në Prizren

Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, inspektorët komunalë dhe inspektorët sanitarë nga AVUK-u, kanë zhvilluar mbrëmë aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave anti-Covid...

Lëndohet një punëtor në Grejkoc të Suharekës

Një punëtor është lënduar në Grejkoc të Suharekës. Ai ka rënë nga një lartësi prej 4 metra. Raporti i policisë Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka...

Abrashi: Nuk e votojmë Projektligjin e rimëkëmbjes, është projekt i LDK-së

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi thotë se kjo parti nuk mund të jetë përgjegjëse për një projekt që ai thotë është puro i LDK-së...

Komuna e Prizrenit kërkon leje tek pas ndërhyrjes joligjore në Shtëpinë e Shehzades

Autoritetet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore kanë konstatuar se Komuna e Prizrenit ka bërë ndërhyrje të paautorizuar në Shtëpinë e Musa Shehzades në Prizren, aset...

Posta edhe me një kontratë të re për shërbim të dërgesave online ndërkombëtare

Posta e Kosovës edhe sot lidhi një kontratë për shërbimet postare të dërgesave online ndërkombëtare, me Intermedico Japan Europe L.L.C. Kjo kontratë u nënshkrua në...

Kërcënohet zëvendësministri Zafir Berisha

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se zëvendësministri, Zafir Berisha është kërcënuar. MPB thotë se rasti është hapur në Policinë e Kosovës, transmeton Telegrafi. “MPB...

Prizren, 30 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 553 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22. 690 raste,...

Lajmet e Fundit

Haskuka flet për gjendjen me Covid-19 në Prizren, kritikon masat e qeverisë

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka folur për gjendjen me Covid-19 në këtë komunë. Ai thotë se gjendja e të infektuarve që po mjekohen...

Shkelën masat anti-COVID, gjobiten kuvendarët e Prizrenit

Festa e Flamurit u ka kushtuar me gjobë kuvendarëve të Prizrenit. Ata kanë festuar 108 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, pa i respektuar masat anti-COVID. Policia...

Haskuka: Do të formojmë komision për të na këshilluar se çfarë të bëjmë me shtatoren e Skënderbeut në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka pas shumë reagimeve që pati në rrjete sociale sa i përket dy shtatoreve të vendosura në qytetin...

Merret vendimi për largimin e shtatores së Adem Jasharit në Prizren

Është vendosur për heqjen e shtatores së Adem Jasharit në Prizren. Menaxhmenti i “Abi Çarshisë” ia ka konfirmuar ekipit të Kohavisionit që shtatorja e Adem...

Dy të vdekur nga COVID-19 në Prizren

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (75, 50 vjeç),...