29.5 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025

Pas tentimit të dytë, inspektorët arrijnë ta rrënojnë objektin pa leje në ABI Çarshi

Pas përpjekjes së dytë, inspektorati ka arritur që të rrënoi një pjesë të “Abi Çarshia” në Prizren.

Fillimisht inspektorati ishte penguar herën e parë gjatë ditës së sotme për ta rrënuar objektin tregtar që është në pronësi të Irfan Fushës, ish-kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Drejtoria e Inspektoratit në Prizren në përpjekjen e dyte ka arritur ta rrënojë një pjesë të këtij objekti.

Sipas drejtorit të inspektoratit Islam Thaqi, kjo qendër tregtare kishte pasur vendim për tejkalim të lejes nga MMPH, megjithatë puna kishte vazhduar edhe përkundër skadimit.

“Inspektorati ka urdhëruar palën që të aplikojë për legalizim, por ka ndodhë e kundërta dhe përkundër vendimit të ministrisë kanë vazhduar të punojnë”,transemton Insajderi.

Komuna e Prizrenit kishte nisur rrënimin e objektit në shtator të vitit të kaluar, mirëpo pronari i objektit ishte zotuar se do të bëjë vetë rrënimin e objektit me arsyetimin se duhet të ketë kujdes për mos-dëmtim të pjesës tjetër të objektit të njëjtë.

Në të njëjtin ditë, kur pronari i këtij objekti ishte pajtuar për rrënim të objektit pa leje, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë ka ndërhyrë duke e anuluar vendimin e Komunës së Prizrenit për rrënim.

https://insajderi.com/pas-tentimit-te-dyte-inspektoret-arrijne-ta-rrenojne-objektin-pa-leje-ne-abi-carshia/

Më Shumë

“Mbroni foshnjat dhe fëmijët” – IKSHPK del me rekomandime për t’u mbrojtur nga vala e të nxehtit

Vala e të nxehtit që po dominon këto ditë mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të grupeve të cenueshme,...

Granit Xhaka nuk do të luajë për Milanin, dështon transferimi

Futbollisti kosovar, Granit Xhaka nuk do të luajë për Milanin. Klankosova.tv merr vesh që futbollisti kosovar me nënshtetësi zvicerane, nuk e ka kompletuar kalimin nga...

Lajmet e Fundit