12.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

PDK: Haskuka po bënë eksperimente me sektorin e arsimit

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren akuzon pushtetin lokal se po bënë eksperimente me sektorin e arsimit.

Ky subjekt politik ndonëse nuk dëshiron të paragjykojë, konteston profesionalizmin e drejtoreshës së re të Arsimit në Prizren.

“Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, shfaq shqetësimin për qasjen joserioze dhe eksperimentimet e kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka ndaj arsimit në Prizren”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Prizren”.

“Këtë më së miri e dëshmon emërimi i drejtoreshës së re të DKA-së, ku në krye të saj sillet një njeri pa kurrfarë përvoje në këtë fushë. Për më keq, kjo po ndodh në kohën kur arsimi prizrenas, për shkak të keqqeverisjes në dy vitet e fundit është degraduar dhe ndodhet në gjendjen më të keqe, që nga paslufta”.

“Tash kur Drejtoria e Arsimit po vlon nga problemet e krijuara për shkak të mungesës së profesionalizmit dhe ndikimit partiak, kur shkollat e kanë nisur vitin shkollor me mungesa të theksuara të personelit, dhe pas anulimit të përzgjedhjes së fundit nga Haskuka, në krye të Arsimit emërohet dikush, që e ka vështirë t’a ketë haberin se nga t’ia fillojë lëmshit të punëve”.

“PDK ka besuar se shkarkimi i drejtorit të Arsimit, të dytit brenda tre muajsh, i ka dhënë leksion kryetarit Haskuka, për gjetjen e një kuadri të dëshmuar e profesional, në mënyrë që t’a rikthejë në normalitet arsimin prizrenas, e jo që në këtë pozitë të sillet dikush krejt jashtë kësaj fushe”.

“Pa dashur t’a paragjykojmë drejtoreshën e re, dyshojmë se në vend të zgjidhjes, problemet në arsim do të thellohen, ndërsa e tëra shkon në dëm të fëmijëve”.

“PDK në Prizren edhe më parë ka paralajmëruar se emërimi i një jo profesionisti në krye të këtij sektori, mund të jetë pengesë për zhvillimin e arsimit, e Prizreni nuk ka kohë për eksperimente në sektorin më të ndjeshëm, aq më tepër tash në fillim të vitit shkollor, kur duhet zhdërvjelltësi për start të mirë”.

“Të gjitha këto janë dëshmi për shkallën e degradimit të arsimit, të sjellë nga qeverisja e Mytaher Haskukës”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suksesi në vlerësimin e brendshëm të shkallës së V-të në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit

Në gjimnazin "Gjon Buzuku", të enjten u zhvillua vlerësimi i shkallës së pestë për nxënësit e klasave të XI-ta. Drejtoresha e gjimnazit, Gylaj Shipkovica-Karjagdiu, njoftoi...

“Vizitova Krushën e Madhe, e njoha në audiencë zonjën Hoti…”/ Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Ish-shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, tash përfaqësues i Sllovenisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë fjalimit të tij ka përmendur...

Lajmet e Fundit