Në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Prizren është shënuar Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor – 21 Maji, në një aktivitet të organizuar nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK), me mbështetjen e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.
Sipas njoftimit të QRTK-së, aktiviteti mblodhi pjesëmarrës dhe përfaqësues të ndryshëm kulturorë, me qëllim promovimin e vlerave të diversitetit kulturor dhe rëndësisë së bashkëjetesës në shoqëri.

“Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, traditave, gjuhës, muzikës dhe veshjeve tradicionale si pjesë e identitetit dhe pasurisë kulturore të vendit”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, sipas organizatorëve, u vlerësua edhe roli i diversitetit kulturor në forcimin e dialogut, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë.
Në kuadër të programit janë mbajtur prezantime mbi traditat kulturore dhe elementet e trashëgimisë shpirtërore e materiale që vazhdojnë të ruhen dhe të kultivohen edhe sot./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
