PDK në Prizren mban takim mobilizues në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me struktura të partisë, aktivistë dhe kandidatë për deputetë.

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se takimi është karakterizuar nga një atmosferë mobilizuese dhe përgatitje për zgjedhjet e 7 Qershorit.

“Atmosferë mobilizuese në takimin e sotëm të Degës së PDK-së në Prizren, me praninë e kandidatëve tanë për deputetë, strukturave të degës dhe aktivistëve të palodhur”, tha ai, raporton PrizrenPress.

Sipas tij, partia po dëshmon organizim dhe përkushtim në procesin zgjedhor.

“Bashkërisht po dëshmojmë fuqinë, organizimin dhe përkushtimin me të cilin Partia Demokratike e Kosovës po përgatitet për zgjedhjet e 7 Qershorit”, ka deklaruar Totaj.

Ai ka shtuar se Prizreni mbetet një bazë e rëndësishme e partisë dhe se me unitet dhe mbështetje qytetare, PDK po synon sukses në zgjedhje.

“Prizreni mbetet bastion i vizionit, punës dhe angazhimit për një të ardhme më të mirë për qytetarët si dhe me unitet e mbështetje të fuqishme qytetare, PDK-ja po ecën sigurt drejt suksesit”, ka shtuar Totaj./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Një dekadë nga pranimi në FIFA

Sot shënojmë me krenari 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, një moment historik ku FFK u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më...

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision Song Contest 2026 ka ulur siparin me një lajm të jashtëzakonshëm për publikun shqiptar: Alis ka prekur...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit