4.8 C
Prizren
E diel, 27 Nëntor, 2022

PDK-ja akuzon Vetëvendosjen për shkelej procedurale në Kuvendin e Prizrenit, Haskukën e quan “kukëll”

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, reagon ndaj, siç e ka cilësuar në një komunikatë për shtyp, shkeljeve procedurale dhe presionit nga ana e personave të paautorizuar, sot në seancën konstituive të Kuvendit të Prizrenit.

“Fillimisht, ndërhyrja e kuvendarëve Artan Abrashi dhe Haziz Hodaj, duke marrë fjalën në mënyrë të njëanshme dhe arbitrare është shkelje e rregullores së punës së Kuvendit, njëherësh fyerje për institucionin dhe qytetarët e Prizrenit, meqë haptazi tregohet tentimi për shkelje të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Statutit të Komunës. Të lartëpërmendurit duhet ta kenë të qartë që kjo seancë është solemne dhe këta tregojnë nivelin e tyre destruktiv dhe aspak në përputhje me normat ligjore dhe politike”, thuhet në reagimin e PDK-së në Prizren.

Sipas kësaj partie, “qytetarët e Prizrenit, në bazë të asaj që sot është parë në Kuvend, nuk e dinë se kush do të jetë kryetar i komunës, meqë Kryetari ilegjitim Mytaher Haskuka, i ardhur në atë pozitë përmes formave manipuluese dhe keqpërdorimeve në procesin zgjedhor nga Klika e Molotovit dhe VV (Vjedhësit e Votave), gjatë gjithë kohës është parë duke marrur instruksione dhe duke dhënë llogari para eprorit të tij Zafir Berisha, i cili ishte vetëm në cilësinë e mysafirit, e jo të ndonjë eksperti të fushës dhe kësisoj Haskuka defakto do të jetë ‘kryetar kukëll’ i komunës së Prizrenit”.

“Ne u bëjmë me dije kuvendarëve të VV-së dhe Haziz Hodajt që mysafirët e ftuar në këtë seancë nuk janë kompetentë për të dhënë vlerësim dhe interpretim juridik në lidhje me procedurat dhe rregulloret që duhet t’i ndjek Kuvendi Komunal. PDK në Prizren, ua rikujton Haziz Hodajt, se për zëvendësimin e Kryesuesit të seancës, nuk mund të veproj në formë arbitrare nga një grup i caktuar, ashtu siç ai sot veproi, së bashku me kuvendarët e VV-së. Ky i fundit, i cili e zë karrigen e kryesuesit, po ashtu sikurse Haskuka, gjatë gjithë kohës punon me direktiva të Zafir Berishës, se kur dhe kujt duhet t’i jap fjalën”, thuhet në reagim.

Sipas PDK-së, dyfytyrësia e VV-së, siç po i thotë tash PDK-ja “Vjedhësve të Votave)” e cila betohet në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, me flamur kombëtar dhe e cila njëkohësisht bënë injorimin e komunitetit turk dhe boshnjak edhe pse planifikon bashkëpunim të panatyrshëm me ta, meqë kauza e tyre e rrejshme është për bashkim kombëtar njëetnik, me Shqipërinë, ku lojaliteti i tyre për interesa puro të klaneve politike është vërejtur edhe në Kamenicë.

“Arsyeja e bojkotimit të seancës nga kuvendarët e PDK-së, sot, ka të bëjë me faktin se kryetari jo legjitim, i cili ka tentuar të suprimojë metodat demokratike për ardhje në pushtet, nuk do të njihet nga ne, meqë edhe jemi ne pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje”, thotë PDK – Dega Prizren.

Më Shumë

Kryqi i Kuq: Afganët do të luftojnë për jetën e tyre këtë dimër

Kushtet në Afganistanin e kontrolluar nga talibanët do të jenë më të këqija në vitin e ardhshëm dhe më shumë afganë do të luftojnë...

Prizren: Nën ndikimin e alkoolit një grua sulmon një burrë në kafiteri

Gjatë ditës së djeshme një burrë në Prizren është sulmuar nga një grua e cila ishte nën ndikimin e alkoolit. Rasti sipas policisë ka ndodhur...

Lajmet e Fundit