25.8 C
Prizren
E premte, 22 Shtator, 2023

Pensionohet Diego Godin

Edhe një tjetër legjendë e futbollit evropian e kryesisht La Ligas i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur. Bëhet fjalën, për ish-qendërmbrojtësin e Aletico Madrid, Inter, Villarreal e Cagliari, Diego Godin, me uruguajanin, i cili të dielën mbrëma ka zhvilluar përballjen e fundit e karrierës së tij si futbollist profesionit, me skuadrën e tij, Velez Sarsfield që u përball me rivalët e Huracan.

Me një karrierë të pasur me plot arritje, Godin ka arritur të zhvillojë plot 626 përballje në karrierën e tij, ku ka arritur të shënoi plotë 38 gola e të dhurojë 23 asistime, si dhe ka arritur të fitojë tri herë Superkupën e Evropës, dy herë Evropa Ligën, një trofe të La Liga, një Copa del Rey, një Superkupë të Spanjës, 1 Superkupë të Brazilit dhe Kupën e Amerikës me Kombëtaren e Uruguait.

Ndërkaq, kujtojmë se pas largimit nga futbolli evropian në janarin e vitit 2022, ku u transferua te brazilianët e Aletico Mineiro, 37-vjeçari qëndroi vetëm 6 muaj në elitën e futbollit brazilian për t’u transferuar më pas tek argjentinasit e Velez Sarsfield, aty ku mbylli dhe karrierën e tij.

Asambleja e OKB, presidenti i Shqipërisë kërkon njohjen e Kosovës

Presidenti Bajram Begaj ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së mbrëmjen e djeshme. Nga New Yorku, Begaj bëri thirrje vendeve që...

Dënim unik me nga 12 vjet burgim për dy të akuzuarit për shpërthimin në Zhur, ku kishte vdekur një polic

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Iran Badallit dhe Arben Gashit, duke i dënuar me dënim unik me nga 12 vjet...

Lajmet e Fundit