11.8 C
Prizren
E martë, 28 Maj, 2024

Në Rumani e bëjnë fakt të kryer, Albion Rrahmani kalon te Rapid Bukureshti për një shifër rekorde

Albion Rrahmani po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Ballkanit, pasi pritet ta bëj hapin e madh në karrierë.

Sulmuesi kosovar karrierën pritet ta vazhdoj në elitën e futbollit rumun te skuadra e madhe Rapid Bukuresht.

Ka qenë mediumi rumun ‘Fanatik.ro‘ që e ka bërë fakt të kryer transferimin e Albion Rrahmani te skuadra e madhe rumune.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, shifra që do të paguhet për Rrahmanin te Ballkani është 600 mijë euro, një shifër rekorde për futbollin kosovar pasi asnjë futbollist më parë nuk është larguar për një shumë të tillë.

“Dan Sucu ka paguar 600 mijë euro, Rrahmani vjen në Rapid dhe zyrtarizimi bëhet pas një jave. Duke qenë kosovar është më e vështirë që me atë pasaportë të hysh në Rumani”.

“Njoftimi zyrtar ende mungon, por lajmi është 100 për qind i saktë. Rrahmani është sulmuesi i ri i Rapidit për 600 mijë euro”, ka thënë gazetari i këtij mediumi Horia Ivanovic.

Albion Rrahmani shpreson në suksesin e vitit të kaluar në Ligën e Konferencës
Lexo po ashtu
Albion Rrahmani shpreson në suksesin e vitit të kaluar në Ligën e Konferencës
Ballkani do të zhvilloj këtë javë ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës me Larnen dhe kjo ndeshje pritet të jetë e fundit për Albion Rrahmanin me fanellën e Ballkanit.

22-vjeçari ka qenë i pandalshëm sezonin e fundit ku realizoi 30 gola dhe asistoi në tetë të tjerë në 50 ndeshje zyrtare./Telegrafi/

Më Shumë

11 të përfshirë në rastin ku u plagos me armë një person në Prizren

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e së mërkurës mbrëma në Prizren. Sipas njoftimit, një person është plagosur me armë zjarri e...

Trepça kampion i Kosovës

Klubi mitrovicas Trepça e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës, pasi mposhti në finale Golden Eagle Yllin. Me seri prej 3:2, mitrovicasit triumfuan në...

Lajmet e Fundit