18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Për çlirimin e njerëzve, Era vjen “E dehun”

20140518160328657Ajo është një nga ato vajzat që provokon, dhe kësisoji e di mirë se ku duhet të pikasë. Era Istrefi, dikur maniake për para në njërën nga këngët e saj, dje ka lansuar edhe videoklipin e këngës së saj më të re, “E dehun”.

Një katërshe e të rinjve nga Prishtina dhe vetë Era me një pamje goxha të rrallë vijnë në gati katër minutat e videoklipit i cili ende pa i mbushur 24 orë në Youtube ka marrë mbi 60 mijë shikime. Për videoklipin, për KultPlus flet Astrit Ismaili, regjisori i videoklipit.
“Qëllimi im si regjisor ka qenë që përmes imazhit, kompozicionit, fotografisë, vallëzimit, performancës dhe ngarkesës emocionale me e kriju një balanc vizuel në mes të së mirës dhe së keqes” tregon Ismaili. Ai thotë se dasmat shqiptare, imazhi i nuseve dhe vetë glorifikimi i kësaj dite është një nga inspirimet e paraqitura në videoklip. Martesa, sipas tij, paraqitet si simbol i sakrificës.

“Zakonisht njerëzit që kanë shpirt të lirë, ata që krijohen jashtë modeleve që i ofron shoqëria ose gjykohen negativisht ose janë idhuj për masën. Qëllimi ishte që ti motivoj njerëzit që të vallëzojnë, mos të jenë të turpshëm ose të frikësuar, por të thonë atë që mendojnë dhe të ndalen së pozuari në klubet e natës” vazhdon Ismaili.

“E dehun” vjen në lokacione të ndryshme në kryeqytet ndërsa grimi dhe veshjet janë përshtatur me konceptin e këtij videoklipi. Teksti flet për Erën dhe një djalë që asaj i pëlqen, e ndërsa ky mendon se askush nuk ka ndonjë simpati për të.
“Le të lirohen nga materialja, le ta përjetojnë muzikën dhe le të vallëzojnë. Ky videoklip nuk ka të bëj me religjionin” tregon Ismaili.

Era Istrefi ka nisur karrierën e saj pasi ka realizuar disa covers të këngëve të famshme botërore, ndërsa “E dehun” është vetëm një nga projektet e saja të para në muzikë.
“E dehun” është realizuar nga Entermedia, ndërsa tekstin e këngës e ka bërë vetë Era në bashkëpunim me Gjiko. / KultPlus.com

Më Shumë

ZKA: Komuna e Rahovecit nuk përfundoi punët sipas afateve kohore në nëntë kontrata

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Komuna e Rahovecit nuk i ka përfunduar sipas afateve kohore punët në nëntë kontrata publike. Në projektin “Trajtimi...

Zyrtare: Valon Bunjaku rikthehet te Bashkimi

KB Bashkimi ka njoftuar zyrtarisht rikthimin e lojtarit Valon Bunjaku në ekip, raporton PrizrenPress. Me një deklaratë të përzemërt, klubi ka shprehur entuziazmin për kthimin...

Lajmet e Fundit