25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Përdorimi i drejtë i përemrave pronorë

Eroll Sejdiu

  • Në vetën e parë e të dytë, kur prona është në numrin njëjës, nuk përdoren nyjat: i,e. Prandaj themi: shoku im, shoku ynë dhe jo shoku i im, shoku i ynë; ara ime, ara jonë dhe jo ara e ime, ara e jonë. Shoku yt, shoku juaj dhe jo shoku i yt, shoku i juaj; ara jote, ara juaj dhe jo ara e jote, ara e juaj.
  • Kështu përdoren edhe kur janë në funksion të kallëzuesit emëror, do të thotë kur ndodhen pas foljes jam: Libri është imi (dhe jo i imi). Libri është yti (dhe jo i yti). Çanta është imja (dhe jo e imja). Siç shihet, në këtë funksion përdoren në trajtën e shquar si fjalë të emërzuara.
  • Por kur prona është në numrin shumës, para pronorëve përdoret rregullisht nyja “e” edhe në vetën e parë e të dytë : shokët e mi, shokët e tu; arat e mia, arat e tua. Ndërkaq, në vetën e tretë përdoret rregullisht nyja: Libri i tij (i saj), libri i tyre etj.
  • Kur edhe prona, edhe pronori janë në shumës, forma e drejtë standarde është shokët tuaj dhe jo shokët e juaj; shoqet tuaja dhe jo shoqet e juaja.
  • Po kështu në vetën e parë e të dytë, kur prona është në gjininë femërore, ndonjëherë përdoret gabimisht forma e kallëzores edhe në gjinore, në dhanore, e në rrjedhore. Pra, duhet përdorur: Dera e shtëpisë sime dhe jo Dera e shtëpisë time; Kopshti i gjyshes sate dhe jo Kopshti i gjyshes tënde; Oborri i shkollës sonë (suaj) dhe jo Oborri i shkollës tonë (tuaj).
  • Duhet pasur kujdes që të mos përdoret gabimisht forma e gjinisë femërore në vend të gjinisë mashkullore. Pra, duhet përdorur: qyteti ynë dhe jo qyteti jonë; livadhi yt dhe jo livadhi jot, puna jote dhe jo puna yte.
  • Për vetën e tretë njëjës, me vlerën e përemrit pronor si përcaktor i emrave që tregojnë lidhje gjinie a marrëdhënie familjare, përdoren nyjat i,e: P.sh.: i ati (ati i tij, i saj), e ëma (ëma e tij ,e saj), i vëllai (vëllai i tij, i saj), e motra (motra e tij, e saj). Siç shihet, në raste të këtilla në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet: i ati im (yt), e ëma ime (jote), sepse siç u tha, nyjat “i”,”e”, përdoren në vend të përemrit i (e) tij, i(e) saj para emrave të lartpërmendur.

Më Shumë

Abdixhiku nga Suhareka godet Kurtin: Nuk është patriotizëm me të ikë 50 mijë njerëz nga Kosova

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qeverinë Kurti gjatë një tubimi me qytetarët në Suharekë. Sipas kreut të LDK-së, patriotizmi nuk nënkupton me...

Motra e Ukshin Hotit: Zbardhja e fatit të tij duhet të jetë obligim prioritar i Qeverisë dhe i ndërkombëtarëve

  “Deri më tani, përpos fjalëve poshtë e përpjetë, nuk ka diçka serioze që të merret me çështjen e tij dhe të zbardhet fati i...

Lajmet e Fundit