6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Përfundon mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, këto janë temat që u diskutuan

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhjen e 44-të të Këshillit të Përgjithshëm.

Përmes një njoftimi për media, LVV ka njoftuar se në këtë mbledhje u diskutuan shumë çështje politike dhe organizative.

“Në fund të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm delegatët u njoftuan edhe për anëtarësimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Political Youth Network, organizatë kjo që është rrjet rajonal i organizimit të aktiviteteve me rininë e partive anëtare, në fushat e të drejtave të njeriut; ngritjen e kapaciteteve; dhe shkëmbimin e përvojave”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti sot mbledhjen e XLIV të organit të saj më të lartë, Këshillit të Përgjithshëm, ku u diskutuan shumë çështje politike dhe organizative.
Në pjesën e parë të mbledhjes, anëtarëve të Këshillit ju drejtua Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti.
Në fjalën e tij, Kryetari Albin Kurti, foli për të arriturat e qeverisë që ai drejton tani si kryeministër, duke filluar nga menaxhimi i mirë me pandeminë, zhvillimi ekonomik me rritjen e eksporteve dhe GDP-së, krijimi i incentivave dhe lehtësirave për diasporën, çkapja e bordeve dhe inkurajimi i profesionistëve për të aplikuar në to, kursimet nga rishikimi i kontratave në infrastrukturë dhe projektet e reja, marrëdhëniet me Shqipërinë, dialogun, për ta përmbyllur më pas fjalën me zgjedhjet lokale që do të mbahen me datë 17 tetor.
Sa i përket zgjedhjeve lokale, kryetari Kurti tha që synimi ynë duhet të jetë t’i fitojmë ¾ e komunave, pasi qytetarët duhet ta përjetojnë qeverisjen e mirë, që sjell si rregull e zhvillim urban ashtu edhe investime dhe punësim.
Pasi në zgjedhjet e fundit qëndrore është dëshmuar sinqeriteti e serioziteti në aktivizëm të përbashkët, edhe në këto zgjedhje lokale do të vazhdojë bashkëpunimi me Listën Guxo dhe Alternativën për Kosovën, tha Kurti, i cili bëri thirrje për komunikim e angazhim të përbashkët në terren dhe anembanë Kosovës.
Për fund, Kurti theksoi se sulmet ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë përpjekje që të mos përsëritet rezultati ynë i 14 shkurtit. Në këtë drejtim, ai u bëri thirje anëtarëve tanë që të punojnë sa më shumë e të jenë sa më syhapur drejt konfirmimit të fitores tonë me datë 17 tetor.
Në pjesën e dytë të mbledhjes u raportua nga zyrtarët përgjegjës të Lëvizjes për:
Raportin vjetor financiar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për vitin 2020;
Raportin vjetor të punës së sekretariateve në Sekretariatin e Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për vitin 2020;
Raportin vjetor të punës së Qendrave për vitin 2020;
Raportin vjetor të punës së Sekretariatit për Marrëdhënie me Jashtë për vitin 2020;
Raportin e shpenzimeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në Besianë;
Raportin e shpenzimeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në veri të Mitrovicës;
Raportin e shpenzimeve për zgjedhjet e parakoshme qëndrore të 14 shkurtit 2021;
Në fund të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm delegatët u njoftuan edhe për anëtarësimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Political Youth Network, organizatë kjo që është rrjet rajonal i organizimit të aktiviteteve me rininë e partive anëtare, në fushat e të drejtave të njeriut; ngritjen e kapaciteteve; dhe shkëmbimin e përvojave

Më Shumë

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

Të dielën, më 14 prill parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25...

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit