17.2 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Përkujtohen dëshmorët e kombit në Malishevë

Malisheve-lavdi deshmoreve te kombitKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot mori pjesë në disa raste të shënimit të ditëve të dëshmorëve dhe ditëve të shkollave, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë rënët e tjerë, gjatë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa në shkolla i ka uruar për sukseset e arritura deri më tani dhe për suksese të tjera në vijim.

Fillimisht, Begaj, mori pjesë në shënimin e ditës së dëshmorëve të fshatit Balincë, ku janë bërë nderime në varrezat e fshatit, ku gjendet varret e martirëve dhe dëshmorëve të këtij fshati, për të vazhduar me shënimin e ditëve së shkollave në Lladroc dhe Bardh, e për ta përfunduar me shënimin e ditës së shkollës dhe dëshmorëve të fshatit Guncat.

“E kemi me borxh që ti përkujtojmë dhe ti nderojmë dëshmorët e kombit, të cilët dhanë më të shtrenjtën për lirinë që sot gëzojmë, andaj as ne dhe as gjeneratat që vijnë më pas, nuk duhet ti harrojnë, lavdinë e luftës së UÇK-së dhe sakrificën e dëshmorëve. Ne me krenari i mbajmë emrat e tyre në institucionet tona, si në shkolla, shtëpi të kulturës, palestra sportive e stadiume, me emrat e dëshmorëve i emërtojmë rrugët, pasi ata dhanë jetën që ne të ecim në këto rrugë, të shkollohemi në këto shkolla dhe të punojmë në këto institucione. Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit”, ka thënë mes tjerash gjatë këtyre shënimeve, Begaj.

Begaj perkujton deshmoretNë Guncat, kanë marrë pjesë edhe kryetrari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli dhe zv/ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përleshje mes babait dhe djalit në Prizren

Një mosmarrëveshje familjare mes një babai dhe djalit të tij ka eskaluar në dhunë fizike brenda shtëpisë familjare në Prizren. Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1639600633358898 Sipas burimeve të Sinjalit...

Mot me diell dhe vranësira në vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në vikend do të mbajë mot me diell dhe i vranët. Në njoftimin e lëshuar për...

Lajmet e Fundit