Malisheva, për herë të parë do të bëhet me çerdhe për fëmijë

Begaj-gurethemeli per cerdheMalisheva, shumë shpejt, do të bëhet me çerdhe për fëmijë, pasi deri më sot, ky qytet dhe kjo komunë, nuk ka trashëguar asnjë çerdhe për fëmijë. Sot, edhe zyrtarisht ka filluar ndërtimi i çerdhes për fëmijë, në lagjen “Mirëdita” në Malishevë, ndërsa vendosjen e gurëthemelit të çerdhes, e bëri i pari i Malishevës, Ragip Begaj.

Në vënien e gurëthemelit, përveç zyrtarëve komunal, kanë marrë pjesë edhe shumë gra të punësuara dhe që punojnë në Malishevë, në sektore të ndryshme, si mësuese, në shëndetësi, administratë, organizata joqeveritare dhe të tjera.

“Të gjitha ato nëna që punojnë, tani do të kenë kushte më të mira për rritjen dhe kujdesin për fëmijët. Ka qenë e domosdoshme kjo për Malishevën, qysh moti, pasi asnjëherë këtë nuk e ka pasur Malisheva. Ne e kemi ndërprerë tenderin e parë, pasi ka qenë e paraparë me kapacitet për 50 fëmijë, ndërsa tani e kemi rritur për 80 fëmijë, e nëse është nevoja do ta rrisim dyfish kapacitetin, në mënyrë që ju nëna e motra tona, të keni mundësi më të mira dhe të mos pengesa në punë”, tha mes tjerash Begaj, në ceremoninë e vënies së gurëthemelit të çerdhes për fëmijë në Malishevë.

Sipas drejtorit për urbanizëm, Urim Kastrati, kjo çerdhe ka një hapësirë prej 500 metrash katror të objektit, ndërsa hapësira me gjithë oborr, është katërdhjetë ari. Kapaciteti i çerdhes është për 80 fëmijë dhe planifikohet të përfundoj, sipas planit dinamik të punës për 90 ditë.

Ndërtimi i çerdhes financohet nga Komuna e Malishevës dhe ka një shumë prej 130 mijë euro. Punëkryes është N.T.P. “Beli”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Aktakuzë ndaj dy personave për kultivim të kanabisit në Prizren, njëri akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet F.G. dhe N.G., nën dyshimin se kanë kultivuar bimë të kanabisit, ndërsa...

Lajmet e Fundit