18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Mustafa: LDK do të jetë fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit

IsaMustafa-LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha sot se partia e tij do të jetë fituese e zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen me 8 qershor. Ai ka thënë se LDK tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet që të shkojë në zgjedhje të lira.

Mustafa ka bërë të ditur se është i hapur për mundësinë e koalicioneve pas zgjedhjeve për të qeverisur me vendin, derisa ka kritikuar qeverisjen e Hashim Thaçit në shumë fusha.

“Unë në emër të Lidhjes Demokratike shprehë bindjen e plotë se Lidhja Demokratike do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve, dhe se humbës i këtyre zgjedhjeve do të jetë partia e cila deri më tani e ka qeverisur vendin e që ka shumë vërejtje në qeverisje, në shumë fusha, në të cilat ne domosdoshmërish dëshirojmë t’i korrigjojmë”, raporton Lajmi.net.

“Ne tani po i bëjmë të gjitha përgatitjet që të shkojmë në zgjedhje të lira, do të punojmë si Lidhje Demokratike me përkushtimin më të madh që zgjedhjet të jenë zgjedhje transparente, të sigurojmë pjesëmarrje të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje, që rezultatet e zgjedhjeve të dalin nga votat e qytetarëve dhe të burojnë nga vullneti i drejtpërdrejtë i qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe që këto rezultate të jenë të pranueshme edhe për fituesit e zgjedhjeve edhe për humbësit e zgjedhjeve”, tha ai.

Mustafa po ashtu tha se shkuarja në zgjedhje me ligjin e vjetër zgjedhor, nuk do të paraqes ndonjë problem në organizimin e tyre.

Ndryshime në zhvillimin ekonomik, ulje të papunësisë, reforma në arsim e shëndetësi, në administratë, në forcimin e shtetit ligjor dhe qeverisje efektive për qytetarët thotë se janë prioritetet e kësaj partie.

Më Shumë

Një grua në Prizren lëndohet nga një predhë e cila erdhi nga një drejtim i panjohur

Një grua është lënduar ditën e enjte në Prizren. Siç njofton policia, gruaja është lënduar si pasojë e një predhe të kalibrit të panjohur që...

Prizren Fest Kids: Fëmijët punojnë për përrallën “Karrota e Shëndoshtë”

Prizren Fest Kids ka nisur me shumë ngjyra dhe buzëqeshje, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë, me lojra e punime të ndryshme për më...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit