2.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

Përleshje për pronë në një fshat të Malishevës, anëtarët e një familje përfundojnë në polici

Konflikti për një pronë në fshatin Lladroviq të Malishevë, ka çuar në mosmarrëveshje dhe përleshje fizike mes anëtarëve të një familje.

Rasti ka ndodhur dje, në orët e mesditës, kur tre persona nga familja Berisha u kapën me njëri-tjetrin për motive që lidhen me pronën, me ç’rast dy prej tyre përfunduan në ndalim policor.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë thonë se të dyshuarit që u përfshinë në këtë përleshje kanë pësuar lëndime trupore, për çka u desh të marrin trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe më pas u intervistuan në Polici.

Pasi të dyshuarit kanë dhënë deklarata e tyre para hetuesve policorë se si ndodhi ngjarja, Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër që dy prej tyre të ndalohen për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar, për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarve, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën “lëndim i lehtë trupor”.

Më Shumë

S’gabon Ballkani, mposht Malishevën

FC Ballkani ka bërë edhe një hap të madh në garën për të mbrojtur titullin e kampionit. Skuadra nga Suhareka, e ka mposhtur në udhëtim...

Komuna e Rahovecit lanson hartën e lirisë

Në kuadër të platformës elektronike “Rahoveci digjital”, në prag të festave të nëntorit është lansuar edhe një projekt shumë i rëndësishëm “Harta e lirisë”. https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/   Në...

Lajmet e Fundit