28.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Pogba nuk preferon t’i bashkohet Manchester City-t

Paul Pogba preferon të largohej jashtë vendit, para se të qëndronte në Premier League me Manchester City-n kur kontrata e tij me Manchester United të skadojë në verë.

City është në mesin e një numri klubesh që kanë regjistruar një interes për Pogba, i cili do të largohet nga Old Trafford si agjent i lirë në qershor.

Pogba është i gatshëm të marrë në konsideratë të gjitha ofertat serioze, por sipas ESPN ai ka prioritet një lëvizje ose në Paris Saint-Germain ose Juventus.

PSG po udhëheq garën, pjesërisht për shkak se Juventus nuk është në gjendje të përputhet me ofertën financiare të klubit francez.

City është i vetëdijshëm se nuk është në krye të listës së Pogba-s, por situata e kontratës së tij e ka bërë 29-vjeçarin një perspektivë tërheqëse përpara një vere gjatë së cilës ata janë duke eksploruar opsione për të forcuar mesfushën e tyre. /Albanianpost.com

Më Shumë

Vjedhje në Marali të Malishvës/Hajnat marrin 25 mijë euro dhe ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Marali të komunës së Malishevës, ku persona të panjohur kanë depërtuar në...

Dy persona kapen me marihuanë në Fortesë të Rahovecit

Policia ka trajtuar një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku dy persona janë kapur me substancë të...

Lajmet e Fundit