11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Thaçi në Hagë deklarohet i pafajshëm – thotë se nuk i ka kuptuar akuzat e reja për shkak të redaktimeve të shumta

Në Hagë është mbajtur konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale.

Seanca ka filluar me prezantimin e palës mbrojtëse, si dhe përfaqësuesve të Prokurorisë dhe Gjykatës.

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka ndjekur këtë konferencë përmes lidhjes direkete, shkruan Telegrafi.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Gjykatësi Nicolas Guillou, ka pyetur ish-presidentin nëse e ka pranuar aktakuzën e ndryshuar me akuzat e reja dhe të konfirmuar, Thaçi është shprehur se po.

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou

Pastaj gjykatësi ka pyetur sërish Thaçin nëse e i ka kuptuar akuzat e reja në aktakuzën e konfirmuar.

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka thënë se nuk i ka kuptuar sepse s’ka mundur t’i lexoj për shkak të redaktuarave të shumta, derisa shton se është i pafajshëm ndaj të gjitha akuzave që rëndojnë mbi të.

“Nuk i kam kuptuar për arsye se skam pasur mundësi ti lexoj sepse kanë qenë shumë të redaktuara. Deklarohem i pafajshëm edhe pse ende nuk e kam lexuar dhe nuk e kam kuptuar”, ka thënë Thaçi.

Avokati Gregory Kehoe tha se akuzat janë shumë  të redaktuara dhe kjo e bën klientin e tij dhe të akuzuarit e tjerë të mos kenë mundësi të kuptojnë se çfarë saktësisht po paraqet Prokurori i Sspecializuar dhe se kjo është vështirësi e vazhdueshme.

“Me këto redaktime është e pamundur të kuptohet nga ai se për çfarë bëhet fjalë dhe ne i kemi kaluar këto me Thaçin, i kemi diskutuar këto çështje dhe kemi thënë se do të vetdeklarohet i pafajshëm në këtë moment”, tha Kehoe.

Konferenca e Gjykatës Speciale lidhur me akuzat e reja ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit  të Specializuar (ZPS) ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Në aneksin e publikuar sa i përket krimeve që pretendohen se ndodhën në Seminishtë dhe Budakovë, prokuroria ka listuar krimet e luftës si arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor ose çnjerëzor, torturë, vrasje. Ndërkaq, si krime kundër njerëzimit i ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, zhdukjen me forcë e personave dhe persekutimin.

Kurse, për krimet që pretendon që ndodhën në Gjilan, si krime lufte i ka listuar arrestimi dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor ose çnjerëzor, torturën dhe  vrasjen. Ndërsa, si krime kundër njerëzimit ka listuar burgimin, vepra të tjera çnjerëzore, torturën, vrasjen, dhe persekutimin.

Më Shumë

Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, për të nderuar vepren e heroit të kombit, Fadil Vata. Përmes një postimi në...

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për...

Lajmet e Fundit