13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Policia bastis një banesë në Prizren, gjen drogë

Një person është arrestur për posedim të narkotikëve.

Policia ka bastisur banesën e një personi në Prizren, me ç’rast i është gjetur drogë, shkruan “PrizrenPress”.

Sipas policisë, bastisja u krye pasi që i dyshuari ka qenë në kërkim me urdhëresë të lëshuar nga gjykata.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka qenë në kërkim me urdhëresë të lëshuar nga gjykata dhe është bërë bastisje e banesës së tij. Gjatë bastisjes së banesës janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë me sa vijon: substancë e dyshuar për narkotikë e llojit marihuanë me peshë 162.51 gramë, kokainë me peshë 1.53 gramë, një peshore digjitale, një qese plastike me substancë të dyshuar për narkotikë e llojit “LSD”, 3 (tri) kapsula “Tredon”, një mulli për bluarje të marihuanës, 115 (njëqind e pesëmbëdhjetë) qese të zbrazëta plastike, një telefon celular, një pistoletë, model i panjohur, një karikator me gjashtë fishekë dhe një kuti plastike me 15 (pesëmbëdhjetë) fishekë me kalibër të panjohur dhe një motoçikletë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit të PK-së, pas përfundimit të intervistimit i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Deputeti i VV-së, opozitës: Pallavrat anash, niseni mocionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i ka kërkuar opozitës që t’i mbledhë nënshkrimet për mocion mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti. Abrashi ka ironizuar me opozitën...

Arrestohet i dyshuari pas sulmit ndaj zyrtarit policor në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren,  pasi kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë një mosmarrëveshjeje midis disa personave. Zyrtari policor ka marrë trajtim mjekësor,...

Lajmet e Fundit