19.3 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Policia nis patrullimin me biçikleta në Prizren

Policia e Kosovës ka nisur patrullimin me biçikleta në qytetin e Prizrenit.

Policia ka njoftuar se ky aktivitet ka për qëllim identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshëm në komunikacion, me theks të veçantë kundërvajtjet si: lirimin e trotuareve, kyçët e pasigurta në rrugë, tejkalimin e shpejtësisë, përdorimi i telefonit, mos përdorimi i rripit të sigurisë dhe kundërvajtje tjera, që me këto veprime shoferët mund të shkaktojnë aksidente në komunikacion.

“Në periudhën kohore 04-10.05.2022, ka identifikuar kundërvajtës në trafik të cilët nuk kanë respektuar rregullat në komunikacionin rrugor dhe ndaj tyre janë marrë masat komfor ligjeve në fuqi. Janë shqiptuar gjithsejtë 1 275 gjoba. Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve si dhe ngritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. E ndaj atyre qe nuk respektojnë rregullat do të ndërmerren masa komfor ligjit të trafikut”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Me këtë rast, policia ka apeluar të qytetarët që të kenë kujdesin maksimal gjatë qarkullimit në rrugë, duke kërkuar që të respektojnë ligjin, rregullat në komunikacionin rrugorë me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së dhe TMK-së, Ramadan Hoti

Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë Ramadan Hoti – i njohur ndryshe si daja Dan, nga fshati Samadrexhë e Suharekës. Ai ishte...

Festivali Rock&Blues 2025 rikthehet fuqishëm në Prizren – falas për publikun

Rock&Blues Festival 2025 rikthehet në Prizren me edicionin më të madh deri më tani, duke sjellë tri net të mbushura me muzikë, energji dhe...

Lajmet e Fundit