9.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Politika kosovare po lufton drejtë meritave

Valdrin DaciShkruan: Valdrin Daci

Rasti i dytë, pothuajse me të njëjtë personazh, është rasti për marrjen e meritave ne raport me vendimet politike duke tentuar njëkohësisht ngritjen në sy të publikut nga ana e faktorit politik vendor. Konkretisht, vizita e serbit Vulin dhe parandalimi i realizimit të saj në Gjakovë, shënon rastin e dytë, të paktën në sy të opinionit, ku politikbërësit tentojnë t’i atribuojnë vetës së tyre për vendimet që i marrin.

Ish-ministrja e tregtisë, tani kryetare e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila po shfaqet në atë mënyrë sa meritat për parandalimin vizitës në fjalë duket se peshiron t’i thotë publikut popullor se I ka ajo, bazuar në reagimet e saj, si autoritet. Nga ana tjetër kemi reagimin e bërë në media nga Ministri I Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili me këtë rast thotë se ministrja që ai drejton, lidhur me vizitën e serbit për festat fetare ia ndaluar të shkelë Gjakovën Vulinit qysh me 3 janar, duke i kufizuar Vulinin që vizitën e tij ta bëj vetëm në tri vende(Graqanicë, Pejë e Mitrovicë) dhe jo në Gjakovë, kjo pasi ky aktivitet atje mund të ngrit tensione duke e konsideruar si provokuese.

Ministri I MPB-së gjithashtu sqaron se përgjegjësia për t’i lejuar apo ndaluar autoriteteve të huaja vizitat legale, I ka po kjo ministri nga autorizimet e bartura (deleguara) nga Qeveria e Kosovës. Tek kjo ne fundit, në sqarimin e procedurës nga reagimi I ministrit në fjalë heshtazi në prapavijë kuptojmë qëllimin se meritat do të duhej që t’i merrte ai me ministrinë e tij.

Ju kujtohet çështja e reciprocitetit të famshëm? Ju kujtohet gara mes të kryetares së tanishme të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila dhe Kryeministrit Hashim Thaçi, kur tentonin që për vënien e reciprocitetit si parim I barabartë demokratik mes shteteve, të cilin Kosova në periudhë shumë afatshkurta ia pati vënë Serbisë?

I pari thoshte se vendimin e ka marr Ministria e Tregtisë me Ministren e saj, kurse I dyti thoshte se vendimin për reciprocitetit e ka marrë Qeveria, duke bërë show para opinionit. Nuk e dijmë se as atëherë e as tash, kush e mori atë e as këtë vendim, por po e shohim se sa më shumë po ofrohen zgjedhjet, politika vendore dhe faktori I saj po harrojnë hallet tjera elementare që I kemi.

Gara për meritat në raport ne vendimet politike, mes të faktorit politik po e plasaritin gjendjen edhe ashtu aspak të mirë të shtetit më të ri, Kosovës e cila mbipopullohet nga të papunët, nga talentê e etur për sukses, nga unë dhe ti së bashku me të tjerët që jemi irrituar me rutinën zhvillimore.

Një gjë në fund sa I përket temës, mund të shtoj se kjo garë për meritat e politikanëve po shfaq njohurinë modeste të tyre, lidhur me kompetencat e tyre, të cilat janë marrë nga populli që I votoi. Urime popull mbase e ke zgjedhur suksesin e dikujt e dështimin e garantuar.

Më Shumë

1828 gjoba dhe 15 ndalime në trafikun rrugor të rajonit të Prizrenit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, së bashku me stacionet policore në zonën e përgjegjësisë, kanë zbatuar me...

“Paratë tona, idetë tona, Prizreni ynë”, Totaj thotë se rritën buxhetin e investimeve për projektet e qytetarëve

Komuna e Prizrenit për të dytin vit me radhë ka nisur një praktikë të re të përzgjedhjes së projekteve nga qytetarët. Kryetari i Komunës së...

Lajmet e Fundit