15.7 C
Prizren
E diel, 2 Nëntor, 2025

Presidentja dekretoi 31 gjyqtarë me mandat fillestar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar sot 31 gjyqtarë me mandat fillestar, pothuajse gjysma prej tyre gra.

Presidenca përmes një komunikate njofton se në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”.

Në komunikatë thuhet se Osmani ka potencuar se integriteti, pavarësia, paanshmëria dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar.

Më Shumë

Fillon Festivali Klasik i Prizrenit

Festivali i muzikës klasike “Prizren Classical Fest”, që organizohet në Prizren, ka filluar mbrëmë. Qyteti kulturor i Prizrenit, me edicionin e parë të këtij...

Publikohen pamjet, momenti i arrestimit të prokurorit Beqë Shala në vendin e punës

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala, është arrestuar gjatë një aksioni të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë Speciale...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit