10.1 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Prizren, 6 muaj burg me kusht për mos raportim të pasurisë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit R.M., për shkak se ka kryer veprën penale mos raportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.

Nga data 01.03.2019-31.03.2019, i pandehuri R.M., në cilësi të zyrtarit të lartë publik për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë, në formularin për deklarimin e pasurisë të datës 28.03.2019, të paraqitur në Agjencinë Kundër Korrupsion në Prishtinë, nuk ka bërë deklarim në zotërimin e aksioneve në shoqëri tregtare të prindit të tij H.M., si dhe të hyrat nga këto aksione, të dhëna këto të domosdoshme për deklarimin e pasurisë për zyrtarët e lartë publik.

Gjykata me këtë rast të akuzuarit i ka shqiptuar gjobë 800 euro dhe dënim me burg me kusht prej 6 gjashtë muaj, i cili nuk do të ekzekutohet në afatin prej 1 viti, në rast se i akuzuari nuk kryen vepër të re penale.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Më Shumë

Nis seanca në Apel në rastin e Dibran Hoxhës

Në Gjykatën e Apelit ka filluar seanca në rastin e Dibran Hoxhës (“Kobra”) për shqyrtimin e vendimit të shkallës së parë, me të cilin...

Totaj pret delegacionin portugez në Prizren, diskutohet për bashkëpunim në teknologji dhe energji

Kryetari i Komunës së Prizren, Shaqir Totaj, priti në takim kryetarin e Shoqatës Portugeze të Biznesit dhe drejtorin e kompanisë Grupo Érre, Ramiro Brito,...

Lajmet e Fundit