18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Prizren: Aktakuzë për marrje të ryshfetit

rokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër P.X., – person zyrtar, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri P.X., me datë 16.09.2021 rreth orës 22:10, në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, në cilësinë e personit zyrtar- Doganier i Doganave të Kosovës, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkon dhe pranon përfitim pasuror për vete në mënyrë që i njejti të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që qytetari V.K., me rastin e kalimit në pikën doganore duke drejtuar automjetin e tij, me t’u ndaluar nga ana e të pandehurit është pyetur nëse ka ndonjë mall për ta doganuar i cili ka deklaruar se në bagazhin e veturës së tij ka dy autopjesë të përdorura, për të cilat i pandehuri ia ka kumtuar shumën e taksës doganore për të cilat dëshmitari detyrohej ta paguante, mirëpo i njejti shfrytëzon rastin dhe kërkon privatisht nga dëshmitari shumën prej 50 € (Pesëdhjetë euro) në mënyrë që ky i fundit të mos i nënshtrohej taksës doganore, derisa dëshmitari paraprakisht ka raportuar rastin tek Autoriteti i Hetuesisë Doganore dhe pajtohet që t’ia jap të pandehurit shumën prej 20 € (Njëzet euro) ashtu që i pandehuri pranon paratë në fjalë dhe e liron dëshmitarin.

Me këto veprime i pandehuri P.X., ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Më Shumë

Tarashaj: Turizmi në Prizren 2024-2025 ka ngritje të vizitorëve deri në 30%

Drejtori i Turizmit në Komunën e Prizrenit, Ramadan Tarashaj, tha për RTK se nga janari i këtij viti deri në prill të këtij viti,...

Aktakuzë ndaj dy personave në Prizren, ndërtuan kundërligjshëm një “penthouse” në objektin për banim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve I.J. dhe E.I. si persona juridikë lidhur me punimet e kundërligjshme ndërtimore në qendrën...

Lajmet e Fundit