10.1 C
Prizren
E premte, 26 Shkurt, 2021

Prizren, dështon seanca ndaj të akuzuarve për mashtrim me viza pune

Të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar përsëri seanca gjyqësore ndaj Flamur Hoxhës dhe Besim Rexhajt, të akuzuar për shpëlarje parash dhe shmangie nga tatimi.

Shkak i mosmbajtjes së kësaj seance ishte mungesa e të akuzuarit Flamur Hoxha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryetari i trupit gjykues Xheladin Osmani, njoftoi palët se i akuzuari Hoxha, me një parashtesë e ka njoftuar se ka probleme shëndetësore dhe nuk mund të jetë i pranishëm  në këtë seancë.

Po ashtu, gjykatësi Osmani konstatoi se nuk është prezent  prokurori Afrim Shefkiu, pasi që paraprakisht të njëjtin e kishte  njoftuar që seanca nuk do të mbahet.

Në këto rrethana, gjykatësi Osmani njoftoi  se seanca e sotme nuk do të mbahet, e njëjta u caktua për 11 dhe 18 mars 2021, në ora 10:00.

Me aktgjykim e shpallur nga Gjykata Themelore në Prizren, më 9 janar 2020, ish-drejtori ekzekutiv i shkollës “DBBS” në Prizren, Flamur Hoxha, ishte dënuar me gjashtë vjet burg dhe 21 mijë euro gjobë, pasi ishte shpallur fajtor se ka mashtruar qytetarët për viza pune në Gjermani, ndërsa i akuzuari tjetër, Besim Rexhaj, ishte dënuar me katër vjet burgim dhe me 12 mijë euro gjobë.

Ndaj të akuzuarit Flamur Hoxha, ishte shpallur edhe aktgjykim plotësues, konfiskimi i pasurisë, konkretisht një shtëpi, një veturë “BMË X5”, si dhe një “Audi”, kurse të akuzuarit Rexhaj, i është konfiskuar një banesë me garazh, si dhe një veturë e tipit “Polo”.

Po ashtu, për këtë rast ishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht Veprim Rexhepi, i cili akuzohej se me anë të falsifikimit, ka nënshkruar rreth 400 kontrata pune për në shtetin e Gjermanisë, pa qenë i autorizuar fare nga personat përgjegjës, në emër të të cilëve janë lëshuar këto kontrata, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa Gjykata e Apelit, këtë rast e ka kthyer në rigjykim vetëm ndaj Flamur Hoxhës dhe Besim Rexhajt, të cilët kishin parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale (PSRK), të ngritur më 20 gusht 2018, me të cilën Flamur Hoxha dhe Besim Rexhaj, akuzohen se në periudhën 2016-2017, megjithëse e kanë ditur se të ardhurat burojnë nga aktivitete kriminale, kanë pranuar para nga qindra persona të dëmtuar, saktësisht 489 persona, me arsyetimin se do t’i punësojnë në Gjermani.

Sipas aktakuzës, Hoxha dhe Rexhaj, nga të dëmtuarit e njëjtë i kanë marrë nga 2500 – 3000 euro, të cilët fare nuk i kanë dërguar në Gjermani, duke fshehur fondet në fjalë e më pas të njëjtat fonde duke i transferuar tek persona tjerë, me këto veprime kanë përvetësuar shumën prej 1.220.175.00 euro, nga të cilat kanë bërë shpëlarjen e parave në shumën prej 1.068.775.00 euro.

Me këtë, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, akuzohen se kanë kryer veprën penale “shpëlarje parash”, nga neni 308 i Kodit Penal të RKS, si dhe neni 32 parag 2. nën parag 2.1 dhe 2.2 i Ligjit mbi Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimin e Terrorizmit, lidhur me nenin 81 dhe 31 të Kodit Penal të RKS.

Sipas aktakuzës, të njëjtit akuzohen edhe për veprën penale të mashtrimit, nga neni 335, dhe atë të falsifikimit të dokumenteve nga neni 399, si dhe Shmangie nga Tatimi nga neni 313 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

SHBA në prag të 500,000 vdekjeve nga koronavirusi

Numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA i është afruar 500-mijëshit, ndërsa fushata e vaksinimit ka marrë hov dhe numri i rasteve të reja...

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat paralajmëron Qeverinë e re: Nuk ua falim asnjë minutë

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) nuk do t’i fal asnjë minutë qeverisë në ardhje nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre....

Kush pritet të jenë emrat e kabinetit qeveritar që do ta drejtojë Albin Kurti

Vetëvendosje thotë që ende nuk kanë diskutuar për emra në organet e partisë. Të pa konfirmuar janë disa emra për ministra. Albin Kurti nuk i...

Cila bukuroshe e ka nafak djalin e Shyhrete Behlulit?

Shyhrete Behluli është nënë e lumtur e pesë fëmijëve, tri vajzave e dy djemve, që publiku ia njeh mirë. Më i vogli ndër fëmijët, është...

Largohen nga shtëpia vëlla e motër në Rahovec

Një person ka raportuar se dy fëmijet e tij, djalë dhe vajzë janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Sipas...

Sulm fizik në Krushë të Madhe

Një person është sulmuar fizikisht nga tre të tjerë në fshatin Krushë të Madhe. Viktima ka pësuar lëndime trupore. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë...

Liverpooli vihet pas Rodrygos

Kampioni i Anglisë, Liverpooli, ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, brazilianin Rodrygo, shkruan “Diario Gol” të premten. Mësohet se trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp,...

E dashura e Bernardo Silvas “trondit” Instagramin, pozon me bikini rozë

Modelja, Ines Degener Tomaz gjithashtu e dashura e yllit tw Manchester City-t pozon me bikini rozë. Bukuroshja Portugeze, 22 vjeç, thotë se marrëdhënia e saj me Bernardo Silva, 26 vjeç, është “si...

Një i vdekur nga koronavirusi në Prizren

Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 368 kanë rezultuar pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat:...

VIDEO/ Pamje të tmerrshme nga kufiri mes Kinës dhe Indisë, ushtritë godasin me leva njëra-tjetrën, 27 viktima

Një video e rëndë është publikuar së fundmi e betejës famëkeqe në stil mesjetar, mes trupave kufitare të Indisë dhe atyre të Kinës, ku...

Balje ironizon me Vakatin: Po i presim t’i falënderojnë komunat serbe për vota

Ish-deputetja nga radhët komunitetit boshnjak dhe liderja e SDU-së Duda Balje ka ironizuar me ish-partinë e saj. “Tani ne vete?m po presim qe? Koalicioni Vakat...

Erjona Sulejmani poston foto nudo nga deti

Ish-gruaja e Blerim Xhemajlit, Erjona Sulejmani, ka provokuar ndjekësit e saj me fotografitë e fundit. Ajo ka pozuar e zhveshur në plazh. Komentet kanë qenë nga...

Mbi 50 mijë punëtorë humbën vendin e punës, 10 mijë operatorë falimentuan në tërë Kosovën

Si pasojë e pandemisë 50 mijë qytetarë të Kosovës kanë humbur vendin e punës, ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, kryetari i...

Këta persona do të vaksinohen të parët kundër COVID-19 në Kosovë

Kosova ende nuk është furnizuar me asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, ndonëse shumë shtete tashmë kanë vaksinuar një pjesë të popullsisë. Dozat e...

Prizren, u mbajt gara “Olimpiada Matematike”

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA), sot ka organizuar mbajtjen e garave "Olimpiada Matematike" në nivel komune me nxënësit e klasave të 9-ta, 10-ta, 11-ta,...

Nuk respektuan masat kundër COVID-19, gjobiten 548 qytetarë

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 548 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID. 14 persona u arrestuan, tetë persona...

Lajmet e Fundit