Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB) për vitet 2027-2029.
Takime me qytetarët janë zhvilluar në fshatrat Budakovë, Mushtisht, Gjinoc, Shirokë, Greikoc, Sallagrazhdë, Sopijë, Dubravë, Vraniq, Reqan, si dhe me banorët e Krushicës së Epërme, Krushicës së Poshtme dhe Mohlanit.

Sipas komunës, gjatë këtyre dëgjimeve qytetarët patën mundësinë të paraqesin kërkesat, shqetësimet dhe propozimet e tyre për projektet prioritare që dëshirojnë të përfshihen në planifikimin buxhetor të viteve në vijim.
“Procesi i dëgjimeve publike do të pasqyrohet në përpilimin e draft-Kornizës Afatmesme Buxhetore, e cila më pas do t’i dorëzohet Kuvendit Komunal për shqyrtim dhe miratim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
