Tetë muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal është iniciuar procedura e prokurimit për përzgjedhjen e operatorit ekonomik që do të ndërtojë objektin e ri për nevojat e shoqatës “Esnaf”.
Njoftimi për kontratë, për projektin e titulluar “Ndërtimi i objektit administrativ për nevojat e zejtarëve ESNAF në Prizren” është publikuar të martën nga Komuna e Prizrenit, raporton Telegrafi.
“Do të bëhet rrënimi i objektit ekzistues si dhe ndërtimi i komplet objektit të ri”, thuhet në dosjen e tenderit.
Ndërkaq “Esnaf” muaj më parë pat shprehur kënaqësinë që ky projekt kapital po ec drejt jetësimit në 30-vjetorin e themelimit të shoqatës.
Në njoftimin e “Esnafit” thuhej se objekti i ri, në aspektin arkitektonik do të jetë një gërshetim i tradicionales dhe modernes dhe se do të shërbej si një qendër shumë funksionale.
Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “Esnaf” është themeluar në vitin 1994, me qëllim që të kontribuojë në zhvillimin ekonomik. /Telegrafi/
Marketing
Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”