9.1 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Prizreni, Podujeva, mbledhja e Qeverisë – një javë përplasje mes VV-së dhe LDK-së

Tani kur kanë kaluar dy javë nga formimi i qeverisë Vetëvendosje – Lidhja Demokratike e Kosovës mes këtyre dy subjekteve politike në përgjithësi janë shfaqur dallime.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë pasur një koalicion edhe në komunën e Prizrenit ku ishin duke qeverisur së bashku deri para një jave.

Të enjtën e kaluar, Kuvendi Komunal i Prizrenit ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme ku është votuar për kryesuesin e Kuvendit.

Me 17 vota pro, Sulltan Badalli i PDK-së, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, është zgjedhur për kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Gjithashtu, pas kësaj seance në konferencë të jashtëzakonshme, kryetari i Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka bërë të ditur se nuk janë më në koalicion me LDK-në.

Për eventin “Ladies Night”, Cineplexx dhuron udhëtim 4 ditor në Dubai, si dhe shumë shpërblime tjera në të gjitha sallat

“E vetmja arsye që kemi qenë në koalicion me LDK ka qenë asambleja komunale që vendimet e propozuara të kalojnë më lehtë, e pas humbjes së kësaj pozite, koalicioni jonë nuk ka më kuptim”, tha Haskuka.

Veç kësaj, çarja mes LVV dhe LDK kanë filluar menjëherë pas shpalljes së kandidaturave për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës.

E “betejën lokale”, midis Vetëvendosjes e LDK-së e ka nisur kandidati i partisë së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, dikur ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa së fundmi ka lëshuar akuza ndaj nënkryetarit të kësaj partie dhe tani ministër i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se LDK në Podujevë po e dezinformon publikun, e ai ka përmendur haptazi djemtë e Agim Veliut në këtë postim, duke i akuzuar se janë shfrenuar me shpifje ndaj VV-së.

Për këtë postim, siç duket, Bulliqi është penduar më vonë, pasi e ka ndryshuar pjesën ku i akuzon djemtë e Agim Veliut duke e zëvendësuar me “djemtë e përkëdhelur”.

Ndërsa sot, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka ndodhur edhe një përplasje midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ishte zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ai që u shpërfill totalisht nga ministrat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Fillimisht, Hoti reagoi ndaj propozimit të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari për shkarkimin e bordit të drejtorëve të Telekomit duke thënë se një propozim i tillë duhet të bëhet pas analizave dhe këshillimit me komitetin ndërministror për ndërmarrjet publike.

Propozimi dhe kërkesa e Hotit lidhur me këtë nuk u morr parasysh as nga ministrja Hajdari e as nga kryeministri Albin Kurti pasi që menjëherë u hodh në votim ku edhe u morr vendim për shkarkimin e tyre.

Çasti i dytë i përplasjes së Vetëvendosjes dhe zëvendëskryeministrit Hoti ishte ai kur ministri i Financave, Bisnik Bislimi kërkoi nga qeveria që të mos aprovohet kërkesa e plotë e Komisionit Qendror Zgjedhor për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë.

Ministri i Financave Besnik Bislimi është shprehur se kërkesa e KQZ-së dhe PZAP-së nuk duhet të miratohet siç është pranuar, duke thënë se mjetet për meditje shtesë nuk duhet të ndahen nga buxheti, por vetëm shpenzimet për shërbime dhe mallra.

“Unë dëgjova me kujdes ministrin e Financave dhe sigurisht e mbështes për kujdesin që tregon ndaj financave publike përveç se thash të kujdesemi si anëtar të qeverisë që të mos japim kualifikime që mund të jenë bindje personale por të pabazuara. Ju e keni autorizimin të veproni si agjent fiskal dhe të jeni të kujdesshëm që shpenzimet të bëhen në përputhje me rregulloren. Duke qenë se KQZ-ja është e pavarur nga qeveria dhe kryen një obligim kushtetues duhet të sigurohemi që t’ia ndajmë mjetet e nevojshme. Unë jam që ne të mbështesim kërkesën e KQZ-së ashtu siç ka ardhur por që ju të kujdeseni se si po shpenzohen këto mjete”, tha Hoti.

Megjithë reagimin e Hotit, kërkesa e ministrit Bislimi u votua në mbledhjen e qeverisë. Ky vendim u votua vetëm nga një minstër i LDK-së, ai i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku, ndërsa ministrat e tjerë të LDK-së në qeverinë Kurti, përfshirë zëvendëskryeministrin abstenuan.

Më Shumë

18 vite nga vdekja e këngëtares së shquar shqiptare, Nazmie Hoxhës

Nazmie Hoxha lindi më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë. Nazmie Hoxha ishte këngëtare e popullarizuar...

Nxehen gjakrat në Kijevë të Malishevës, burri godet xhamin e veturës pasi fjaloset me një person

Një burrë është arrestuar në Kijevë të Malishevës, i cili dyshohet se pas një fjalosje në komunikacion, ka dëmtuar xhamin e veturës së viktimës. Rastin...

Lajmet e Fundit