7.4 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

Prokuroria në Prizren/ Aktakuzë kundër dy personave

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 57 aktakuza kundër 71 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 15 persona, si dhe janë parashtruar katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë persona, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave dhe ka ngritur 35 aktakuza kundër 48 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy persona, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një person dhe ka ngritur një  aktakuzë kundër dy personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

E Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur nëntë aktakuza kundër nëntë personave, ndërsa Prokuroria Themelore në Gjakovë,  me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona dhe ka ngritur gjashtë aktakuza kundër personave për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy persona, si dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave,  Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit nga Prokurori i Shtetit, gjashtë nga aktakuzat e ngritura janë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Më Shumë

Dita historike: krejt sytë kah Kosova

Sot është dita më e rëndësishme për Kosovën, pas 17 shkurtit. Kombëtarja e Kosovës zhvillon ndeshjen ndaj Turqisë, për një vend në Kupën e Botës. Të...

Recidivisti suharekas: Sulmuesi i “mprehtë”, cak policinë (Video)

Policia e Kosovës është në telash me një person në Suharekë, i cili kryen vepra penale, por lirohet për shkaqe shëndetësore. Me këtë person, s’po...

Lajmet e Fundit