Libri “Kolonizimi, reforma agrare dhe shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova 1918-1941” i autorit e Prof. dr. Jusuf Osmani, është promovuar të hënën në Prizren.
Libri është i ndarë në tri vëllime dhe u promovua nga Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren.
Drejtori i QRTK-së Samir Hoxha tha se përurimi i kësaj vepre kapitale është ngjarje e veçantë për qytetin historik të Prizrenit.
“Është kënaqësi e vaçant për mua si drejtues i një institucioni të trashëgimisë kulturore në qytetin e Przirenit që më ipet rasti që që të ju drejtohem me pak fjalë për punën e madhe të studjuesit intelektualit por edhe profesorit të nderuar Jusuf Osmani me rastin e promovimit të vëllimeve tre veprave të tij në qytetin e Prizrenit”, tha ai.
“Libri më i ri i profesor Jusuf Osmanit, në tri vëllime, dokumenton periudhën historike mes viteve 1918-1941”.
“Libri i parë , Kolonizmi, është sitematizuar në tri pjesë. Në pjesën e parë, shtjellohet veprimtaria hulumtuese, metodologjia e hulumtimit, ligjet koloniale për kolonizmim; pjesa e dytë zbërthen kronologjinë e kolonizmit të maskuar me reformë agrare; pjesa e tretë zbërthen kolonizmin duke prezantuar argumente zyrtare të një shteti parafashist me tërë kartotekën e emrave dhe toponimeve me 302 dokumente në total”.
“Libri i dytë (Reforma agrare) me 491 dokumente, na e sjellë numrin e saktë deri më tash që janë hulumtuar për të gjitha kolonitë sllave”.
“Libri i tretë, (Shpërngulja e shqiptarëve) me 419 dokumente, sjell fakte kapitale për ta mësuar realitetin ku ishim, ku jemi si pjesë e kombit, dhe si duhet të mbrohemi nga kjo epidemi vrastare sllave që synon gjithmonë hapësirë të re jetë- sore, politikë kjo që nuk mund të quhet ndryshe përpos parafashiste dhe neofashiste”.
“Vëllimet e veprave të Jusuf Osmanit dhe mbledhja e fakteve sidomos për librin e tij, Kolonizimi, Reforma Agrare dhe Shpërngulja e Shqiptarëve nga Kosova 1918 1941, sigurisht që ka qenë një punë e vështirë dhe e mundimshme por impkti që ka kjo vepër dhe rezultatet, sigurisht që janë mjaft të rëndësishme dhe fakte të pa mohushme në histariografin tonë”.
“Profesor Jusufi është njëri ndër studiuesit, që ka bashkëpunuar pothuaj se me të gjithë juve për të mbledhur të dhëna sa më të sakta edhe për veprën monumentale të tij “Vendbanimet e Kosovës” ku në mesin e 20 vëllime një i veçantë i dedikohet Prizrenit me të gjitha vendbanimet saja si dhe veprën “Krimet serbe në Kosovë” në dy vëllime gjithashtu me të dhëna për krimet e fundit në Kosovë, ku gjithsesi ka pasur bashkëpunim me institucionet shkollore të komunës sonë”.
Prof. dr. Jusufi Osmani është doktori i parë i arkivistikës në Kosovë dhe kandidati i parë nga Kosova që ka mbrojtur temën nga kjo lëmi në Universitetin e Lubjanës.
“E çfarë do të thotë kjo për Kosovën, e për ne të gjithë, që Kosova të ketë gojë për të dëshmuar me argumente dhe fakte dhembjen dhe krenarinë që e ka përjetuar ndër vite e shekuj”, tha Hoxha.
“Prof dr. Jusuf Osmani e ka ndërtuar identitetin e tij prej intelektuali, humanisti dhe udhëheqësi të njohur jo vetëm në Kosovë dhe jashtë saj, ai gjithashtu ka përfaqësuar arkivin e Kosovës edhe nëpër aktivitetet e shumta shkencore e ndërkombëtare”.
“Institucionet shkencore dhe akademike të republkës së Kosovës si Arkivat e Kosovës por edhe Univerziteti Prishtinës prej shumë vitesh identifikohen me emrin dhe punën e Prof. Dr Jusuf Osmanit”.
“Kontributi i profesor Jusuf Osmanit, na bën neve Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren borxhli që promovimin e këtyre librave ta bëjmë edhe në Prizren, sepse pjesë e këtyre librave është Prizreni dhe fshatrat tona”.
Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, ndërkaq ka vlerësuar lartë botimin e librit.”PrizrenPress.com/