Këshilli Kombëtar i Shkencës ka mbajtur mbledhjen e rregullt në Universitetin “Ukshin Hoti”

Këshilli Kombëtar i Shkencës ka mbajtur mbledhjen e rregullt në hapësirat e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka njoftuar kjo e fundit.

Anëtarët e këtij Këshilli kanë zhvilluar takimin e tyre nën udhëheqjen e kryetares Myzafere Krasniqi – Limani.

Gjithashtu kanë zhvilluar një takim me Rektorin e Universitetit, Mentor Alishani.
Sipas njoftimit të Universitetit “Ukshin Hoti” gjatë takimit, janë diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e politikave shkencore në vend, forcimin e rolit të Këshillit në orientimin strategjik të kërkimeve shkencore, si dhe bashkëpunimin me institucionet e arsimit të lartë për promovimin e ekselencës akademike dhe inovacionit.

“Rektori Alishani ka shprehur mirënjohjen për vizitën dhe ka theksuar rëndësinë që ka një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet universiteteve dhe Këshillit Kombëtar të Shkencës për krijimin e një klime të favorshme kërkimore dhe akademike në Kosovë”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Kjo mbledhje, sipas njoftimit, është dëshmi e përkushtimit të Këshillit për të qëndruar pranë institucioneve të arsimit të lartë dhe për të ndihmuar në hartimin e politikave të qëndrueshme në fushën e shkencës dhe teknologjisë.

Më Shumë

Bellanica: Prizreni dha mesazh të fuqishëm uniteti, besimi dhe shprese

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren dhe kandidati për deputet, Sejdi Bellanica, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në...

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Lajmet e Fundit