18.2 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Protestat në Brazil, reagon CBF: Mos vishni fanelën e kombëtares

Një ditë pas sulmit ndaj godinave të pushtetit në Brazil dhe thirrjeve të shumta për të ndalur aksionet e dhunshme në kryeqytet nga mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro, i mundur nga i sapozgjedhuri Luiz Inacio Lula da Silva, vjen një apel edhe nga Federata Braziliane e Futbollit (CBF).

Federata i ka bërë thirrje protestuesve që të mos mbajnë të veshur fanellën e kombetarës braziliane.

Në videot e shumta që janë shfaqur në rrjete dhe në lajme, shohim në fakt demonstrues të shumtë, duke përfshirë një farë qëllimi për vandalizëm, të veshur me fanellën e Seleçao-s, gjë që ka mërzitur shumë drejtuesit e federatës.

Kështu sot federata pesë herë kampione e botës lëshoi ??një deklaratë zyrtare.

“Fanela e kombëtares braziliane është simbol i gëzimit të popullit tonë. Është krijuar për të brohoritur, për t’u emocionuar, për të dashur vendin. CBF është një organ apolitik dhe demokratik dhe shpreson që fanella e Seleçao-s do të përdoret për të bashkuar dhe jo për të përçarë brazilianët. Federata dënon ashpër faktin që fanela jonë përdoret për të kryer akte jodemokratike dhe vandalizëm”, thuhet në njoftimin e federatës braziliane.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Festimet për Ditën e Pavarësisë së ShBA-së nisin në Prizren

Me një ceremoni festive, në Prizren kanë nisur festimet për Ditën e 249-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti u zhvillua në...

QKMF në Prizren ofron shërbime laboratorike edhe të shtunave për bashkatdhetarët

Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për bashkatdhetarët që kthehen në vendlindje gjatë sezonit veror, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë...

Lajmet e Fundit