22.8 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Protestë për sulmet që po u bëhen gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, pas sulmit ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, ka ftuar të gjithë kolegët gazetarë, anëtarët e shoqërisë civile, përfaqësuesit e institucioneve si dhe qytetarët në aksionin protestues në mbrojtje të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve.

Aksioni protestues mbahet në sheshin “Skendërbeu” në Prishtinë, afër objektit kryesor të Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, me fillim nga ora 12:00.

Gazetari dhe kryeredaktori i gazetës online “Insajderi”, Vehbi Kajtazi, ka thënë se sulmi ndërlidhet me shkrimet e tij dhe se e din kush e ka sulmuar. Sulmi ndaj tij ka ndodhur dje në qendër të Prishtinës në një nga kafiteritë.

Më Shumë

Të gjitha udhët çojnë në Qorr-sokak

Nga Blerim Shala Që merremi vesh të gjithë në futboll dhe në politikë, këtë e kemi ditur qëmoti. Nuk jemi vetëm ne të tillë. Tek...

Suso kthehet në shtëpi – Liria rikthen një figurë emblematike

Liria ka zyrtarizuar rikthimin e mesfushorit Fitim Susuri, një prej figurave më të njohura të skuadrës prizrenase ndër vite. Në njoftimin e bërë publik nga...

Lajmet e Fundit