18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Pse koalicioni i shumicës shqiptare i duhet vendit tonë

Jakup Krasniqi14-12Shkruan: Jakup Krasniqi

Demokracia nënkupton sundim i shumicës. Në mandatin e kaluar në Kosovë ka qeverisur pakica, shumica shqiptare ishte në opozitë. Koalicioni miks i dalë nga zgjedhjet e fundit e ka një shumicë, shumicë që nuk i ka as numrat qytetarë e as numrat parlamentar. Me ketë koalicion nuk e ka gatishmërinë të qeverisë asnjë parti politike shqiptare, prandaj ky koalicion duhet të mbetet në opozitë. Nuk është lehtë, por derisa gjatë gjithë këtyre viteve nuk ke ndërtuar raporte korrekte me asnjë parti politike, përkundrazi nuk ke zgjedhur mjete me i shkatërruar ato, tani duhet pajtuar edhe me të qenunit në opozitë.
Demokracia e njeh edhe ketë fenomen. Gjatë vizitave të mija në Suedi e më pas në Finlandë, kam pas mësuar se në te dy ato vende partia më e madhe parlamentare ishte në opozitë. Ngjashëm para disa vite ishte edhe në Austri, më vonë edhe në Slloveni, Serbi dhe tash se fundi edhe në Luksemburg. Kjo po i ndodh edhe PDK-së, pra këtu nuk kemi asfar sui generisi. Madje në asnjërin nga vendet e përmendura, partia më e madhe nuk ka pasur nevojë dhe arsyeshmëri të shkoj në opozitë se sa që është e nevojshme të shkoj Partia Demokratike (partia e Thaçit), e cila është e njohur për keqqeverisje të skajshme dhe abuzim me pushtetin.
Pse Kosovës i duhet koalicioni i ri?
Formimi i Qeverisë nga partitë e tjera të dala nga zgjedhjet është një domosdoshmëri. Ajo duhet që t’i arrin disa objektiva tepër permanente siç janë:
– Çlirimi i subjekteve të ndryshme publike nga pushtimi i partive politike, siç janë arsimi, shëndetësia, administrata e shtetit dhe policia. Këto segmente janë pushtuar nga partia në pushtet nga akrabatë dhe të paaftët, pastaj janë këto segmente që vendet e punës po u kushtëzohen më dhënien e votës. Atyre po u shkelet e drejta më elementare e njeriut, për të menduar, folur, shprehur dhe bashkuar politikisht sipas bindjeve të tyre. Kjo jo vetëm që është shkelje e dinjitetit e të integritetit të njeriut, por është shkelja më e rendë e të drejtave më elementare të njeriut. Ky është obligim parësor i Koalicionit të ri qeverisës, ti çliroj këto subjekte publike nga, padija, injoranca e arroganca e njerëzve të veshur me pushtet;
– Çlirimi i institucioneve të pavarura të shtetit nga kapadaitë dhe jo kompetentet dhe funksionimi i atyre institucioneve mbi bazën e ligjeve në fuqi;
– Çlirimi i mediave publike e besa edhe private, e sidomos i RTK-së nga kapja e parapolitikës;
– Ndërprerja e privatizimit të paligjshëm dhe verifikimi i pasurisë kombëtare që është privatizuar (auditimi i tyre);
– Ndërprerja e privatizimit të Trepçës, Energjetikës, PTK-së etj.;
– Rivlerësimi i procesit të bisedimeve me Serbinë çka Kosova dhe qyteterët e saj fituan nga ato bisedime. Bisedime po, por si e çka. Bisedime për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, por jo për defunksionimin e shtetit tonë;
– Luftimi i pa kompromise i krimit dhe i korrupsionit;
– Reformimi i Sistemit të Drejtësisë.
Këto janë çështje që koalicionet e kaluara qeverisëse nuk kanë pasur vullnet politik që ti ndryshojnë e ti çlirojnë nga ndërhyrjet politike. Prandaj është i domosdoshëm një koalicion i ri i cili do të sjellë një qeverisje të re e të përgjegjshme. Një koalicion i gjerë (si ky i proklamuari) do të sillte një frymë të re në qeverisjen e vendit tonë. Ndryshimi është i domosdoshëm, prandaj ka mbështetjen e Nismës. Nisma është në ketë koalicion për t’i arritur gjërat më të domosdoshme që i duhen shtetit të se drejtës.
Kjo Marrëveshje i ka edhe disa të mira e vlera të reja demokratike. Kjo tregon përgjegjësinë e lartë të politikes në Kosovë, e cila për herë të parë eci vet, mur një vendim të rëndësishëm dhe e bëri transparent vendimin. Koalicioni, ndoshta është shpallur para kohe, por ky koalicion i ka numrat e nevojshëm për të formuar koalicionin qeverisës dhe premton për një qeverisje të mirë. Kosova ka nevojë për një qeverisje ndryshe.

Më Shumë

Zyrtare: Valon Bunjaku rikthehet te Bashkimi

KB Bashkimi ka njoftuar zyrtarisht rikthimin e lojtarit Valon Bunjaku në ekip, raporton PrizrenPress. Me një deklaratë të përzemërt, klubi ka shprehur entuziazmin për kthimin...

Kurti: Prodhuesit e Mamushës japin kontribut të madh në ekonominë e Kosovës

Një numër i madh të ftuarve të nivelit të lartë nga Kosova, Turqia si dhe Maqedonia e Veriut morën pjesë në Festivalin e 15-të...

Lajmet e Fundit