7.9 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

PZAP shqipton gjoba në vlerë 216 mijë e 350 euro për subjektet politike

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), ka shqyrtuar dhe vendosur sot lidhur me 10 ankesa për thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve.

Sipas PZAP-së, ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, etj.

Prej 10 ankesave të shqyrtuara, Paneli ka vendosur që t’i pranojë si të bazuara 2 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar si të pabazuara, 2 ankesa i ka hedhur si të palejuara, 5 ankesa i ka hedhur si të pasafatshme.

PZAP për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes, nga ana e subjekteve politike, Mbështetësve dhe përkrahësve të tyre, gjatë fushatës së zgjedhjeve dhe thyerjen e heshtjes zgjedhore në ditën e heshtjes zgjedhore si dhe në ditën e zgjedhjeve, ndaj tyre ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej: 216,350.00 euro.

Sipas njoftimit partia e cila prin me gjobën më të lartë është PDK-ja me 66 mijë e 100 euro, pasuar nga AAK-ja me 52 mijë e 750 euro. E treta renditet LVV-ja me 44 mijë e 700 euro dhe LDK-ja me 28 mijë e 600 euro.

Njoftimi i plotë:

Njoftim lidhur me ankesat e vendosura nga PZAP-i që kanë të bëjnë me thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e votimit të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës të datës 14 shkurt 2021

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancat e mbajtura me datën 18 shkurt 2021, ka shqyrtuar dhe vendosur 10 ankesa lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve.

Ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, etj.

Prej 10 ankesave të shqyrtuara, Paneli ka vendosur që t’i pranoj si të bazuara 2 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar si të pabazuara, 2 ankesa i ka hedhur si të palejuara, 5 ankesa i ka hedhur si të pasafatshme.

Përkitazi me ankesat e lartcekura, PZAP ndaj subjekteve politike ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej: 1,200.00 €, për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes. Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë: Thyerja e heshtjes zgjedhore gjatë ditës së votimit, respektivisht shpërndarja e SMS-ve tek qytetaret thirrje për të votuar subjektin e caktuar politik.

Subjekteve politike ne seancën e sotme iu janë shqiptuar gjoba si në vijim:

Ndaj subjektit politik PDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 600.00 €;

Ndaj subjektit politik LDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 600.00 €;

Në fund ju informojmë se Paneli sot ka shqyrtuar dhe vendosur të gjitha ankesat dhe apelet e paraqitura nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, anëtarë të Këshillave të vendvotimeve, qytetarë, vëzhgues, etj.

PZAP për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes, nga ana e subjekteve politike, Mbështetësve dhe përkrahësve të tyre, gjatë fushatës së zgjedhjeve dhe thyerjen e heshtjes zgjedhore në ditën e heshtjes zgjedhore si dhe në ditën e zgjedhjeve, ndaj tyre ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej: 216,350.00 €.

Subjekteve politike iu janë shqiptuar gjoba si në vijim:

Ndaj subjektit politik PDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 66,100.00 €;

Ndaj subjektit politik AAK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 52,750.00 €;

Ndaj subjektit politik LVV janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 44,700.00 €

Ndaj subjektit politik LDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 28,600.00 €;

Ndaj subjektit politik NISMA janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,000.00 €;

Ndaj subjektit politik Lista Srpska janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 2,200.00 €. /Telegrafi/

Më Shumë

Dyshime për shkelje të të drejtave të votimit, nisin hetimet edhe në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale në Prizren, ka nisur hetime lidhur me procesin...

Turistët dalin jashtë hotelit në Prizren pas tërmetit

Pas tërmetit me magnitudë 4.8 që goditi rajonin juglindor të Kosovës më 10 shkurt 2026, turistët që ndodheshin në Prizren kanë dalë jashtë nga...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit