15.8 C
Prizren
E mërkurë, 21 Maj, 2025

QKMF-ja në Prizren u bën thirrje qytetarëve që të zgjedhin mjekun e tyre familjar

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, Dr. Fadil Bajraktari, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk e kanë përzgjedhur mjekun e tyre familjar, që ta bëjnë këtë sa më parë.

„Përzgjedhja e mjekut familjar mundëson kujdes të vazhdueshëm, të personalizuar dhe më efikas për shëndetin tuaj“, u shpreh Dr. Bajraktari.

Kjo thirrje u bë në kuadër të aktivitetit të organizuar nga QKMF-ja në Prizren me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjekut Familjar, që u shënua më 19 maj. Aktiviteti kishte për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e mjekut familjar si pika e parë dhe më e rëndësishme e kontaktit me sistemin shëndetësor për çdo individ dhe familje.

Përmes këtij aktiviteti, QKMF-ja synon të forcojë lidhjen ndërmjet qytetarëve dhe shërbimeve të mjekësisë familjare, duke theksuar rolin parësor të këtyre mjekëve në ofrimin e kujdesit shëndetësor bazë dhe në parandalimin e sëmundjeve./PP/

Më Shumë

Trepça kërkon mbrojtjen e titullin

‘Xehetarët’ kanë fituar pesë herë titullin. Të parin më 1993, e më pas dy herë pas luftës, 2000 dhe 2001. Titulli i radhës erdhi pas...

Policia njoftohet për një person të zhdukur në Lubizhdë të Prizrenit

Policia e Kosovës të dielën ka pranuar njoftimin se një person është zhdukur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.   Sipas këtij raportimi, personi në fjalë të...

Lajmet e Fundit