Komedia brilante “ART” ngjitet nesër në skenën e teatrit të Prizrenit

Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren mirëpret nesër, më 21 maj, nga ora 20:00, komedinë e njohur “ART”, një vepër që përplas miqësinë me artin, në skenën vendase, raporton PrizrenPress.

Shfaqja realizohet nga Teatri Kombëtar i Kosovës, nën regjinë e Bashkim Ramadanit, dhe sjell në qendër të saj pyetjen: A është një vepër arti e bardhë arsye për të shkatërruar një miqësi të gjatë? Në këtë përballje të bindjeve personale me estetikën, vepra zhvillohet në një komedi brilante që ngacmon mendjen dhe ndjenjat.

Në role do të interpretojnë aktorët Ard Islami, Ylber Bardhi dhe Butrint Lumi, ndërsa në ekipin realizues përfshihen dramaturgja Zoga Çeta Çitaku, kompozitori Tomor Kuçi, skenografi Burim Arifi, kostumografja Yllka Brada, autori i animacioneve Florian Çanga, inspicientja Nazmije Krasniqi dhe asistentja e regjisë Kreshnike Osmani./PrizrenPress.com

Më Shumë

“Nga fusha e blertë në vijën e frontit…” – Munishi nderon ish-futbollistin e Lirisë, Përparim Thaçi

Trajneri i Lirisë, Ismet Munishi, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit prizrenas dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaçi, me një mesazh emocional të publikuar në...

Dinamo mposht Lirinë, siguron finalen e barazhit për Superligë

Dinamo ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Lirisë në ndeshjen e playoffit të Liga e Parë e Kosovës, duke siguruar kështu kualifikimin në barazhin...

Lajmet e Fundit