Superfinalja e pestë luhet të dielën në Prizren

Superfinalet e “Play-off”-it të ProCredit Superligës vazhdojnë me sfidën e pestë, që zhvillohet të dielën në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Bashkimi dhe Trepça ndeshen sërish në një betejë, ku të dy skuadrat do të luftojnë deri në fund për fitore, raporton PrizrenPress.

Mitrovicasit po fitojnë në serinë finale 3:1 dhe janë një hap afër të mbrojnë titullin e kampionit. Ndërkohë, prizrenasit duan fitore para tifozëve të tyre në shtëpi, për të mbetur në garë për titullin e kampionit.

Skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës.

Trepça është një hap afër trofeut më të rëndësishëm të basketbollit në Kosovë, ndërsa Bashkimi duhet t’i fitojë tri ndeshje për tu stolisur me titullin e kampionit. Hera e parë dhe e fundit për prizrenasit që fituan titullin ishte më 2018.

Portokallezinjtë fituan ndeshjen e parë 84:77, e më pas fituan ‘Xehetarët’, tri ndeshje radhazi, 79:72, 71:88 dhe 80:74.

Sfida pritet të jetë shumë interesante dhe me super spektakël, ashtu siç kanë qenë përballjet mes tyre në finale.

Takimi zhvillohet nga ora 19:00./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët e UÇK-së në 27-vjetorin e rënies në Gorozhup

Në Kompleksi Memorial në Gorozhup të Hasit është mbajtur ceremonia përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me rastin e 27-vjetorit...

Kron Balidemaj fiton Bunarfest 2026, Dona Bytyqi dhe Mohul Varma në podium

Ka përfunduar edicioni i 22-të i Bunarfestit në Prizren, me Kron Balidemajn që u shpall fitues i garës tradicionale në lumin "Lumbardh". Në vendin e...

Lajmet e Fundit