23.8 C
Prizren
E hënë, 16 Maj, 2022

Qytetarët e Shqipërisë revoltohen pasi ju kërkohen 3 doza për të hyrë në Kosovë: Turp, 30 euro me u fut në tokën tonë

Për të dytën ditë me radhë dhjetra qytetarë të Shqipërisë janë duke u kthyer në kufi në Morinë të Kukësit për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës për të mos lejuar qytetarët që nuk janë të vaksinuar me 3 doza.

Shqiptarët në kufi shprehen se ata janë të vaksinuar me dy doza ndërsa për testin PCR thonë se kushton shumë shtrenjtë.

Edhe të dielën dhjetëra qytetarë shqiptarë nuk u lejuan të futen në Kosovë përmes pikës kufitare të Morinës në Kukës.

Shkak është bërë vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës ku për tu futur atje duhen 3 doza të vaksinën ose 2 doza bashkë me testin PCR.

Qytetarët shqiptarë e quajtën skandal atë që po ndodh në kufi në temperatura që shkojnë disa gradë nën zero.

Kurti u vendos “traun” shqiptarëve! Në Kosovë me 3 doza vaksine, kthehen pas shqiptarët: Të vëmë dhe ne kufirin
“Nuk më duket e drejtë, derisa kanë dalë vaksinat nuk është i nevojshëm testi PCR”.

“Skandal, s’ka më turp se me pagu 30 euro me hy në tokë tënden”.

Ata thanë se pavarësisht se janë të vaksinuar me dy doza nuk u lejuan që të kalojnë, ndërsa testi PCR sipas tyre kushton 30 euro, që është një tarifë e lartë për ta.

“Vajta në doganë, kam bërë dy vaksina dhe më thanë duhet të bësh test PCR për të kaluar matanë.”

“Me të dy vaksinat dhe kërkojnë test PCR.”

Vendimi i qeverisë së Albin Kurtit është duke u zbatuar për të dytën ditë, ndërsa ku vendim është kritikuar nga opozita në Kosovë.

Më Shumë

Mësimdhënësit nesër në grevë, Jasharaj: Paralajmërim për veprime më të rënda sindikale

Mësimdhënësit në të gjithë vendin nesër do të hyjnë në grevë njëorëshe. Nën organizimin e SBASHK-ut çerdhet do të jenë në grevë nga ora...

‘Jetoj me tre burra në shtëpi’/ Çiljeta bën rrëfimin e pazakontë

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga, ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” ka bërë një rrëfim ndryshe për familjen e saj. Ajo ka...

Brenda një viti e gjysmë në Kosovë janë hapur mbi 13 mijë biznese

Vetëm brenda një viti e gjysmë në Kosovë janë hapur mbi 13 mijë biznese. Kështu i kanë thënë Radio Kosovës zyrtarë nga Agjencia e...

Kosovari bëhet hero duke shpëtuar serben që banesën ia mori zjarri

Një kosovar ka shpëtuar një grua serbe nga zjarri më 24 prill në Gjenevë të Zvicrës. Pasi banesën e serbes Ivana e mori zjarri, detyrën...

“Paradoksale”, Totaj thotë se e vizituan 12 ambasadorë, por askush nga Qeveria Kurti

Shumë urime dhe vizita patën pas fitores në Prizren, tha sot kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj. Totaj në Frontal të T7 tha se për...

Prizren/ Shpresa Emra pret në takim kryeprokurorin Admir Shala

Kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, sot e kanë vizituar kryeprokurori Admir Shala, zëvendës kryprokurorja Ariana Shajkovci, si dhe prokurorët Ervehe Gashi...

Postës së Kosovës lëshoi në qarkullim Pullat postare “Evropa 2022 – Tregime dhe Mite”

Me rastin e Ditës së Evropës, Filatelia e Postës së Kosovës lëshoi në qarkullim të rregullt emisionin e pullave postare të titulluar “Evropa 2022...

Fabregas konfirmon largimin nga Monaco: Ishte viti më i keq në jetën time

Cesc Fabregas do të largohet nga Monaco pas tri viteve qëndrim në klubin francez. Mesfushori spanjoll u transferua me shumë bujë në principatë, por në...

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Asociation “Loyola–Gymnasium” ka shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj për vitin shkollor 2022- 2023, për klasat 6 dhe 10. Për nxënësit e interesuar ofrojmë...

“Tërheqja e 30 për qind të Trustit do të kalojë”

Besnik Tahiri i AAK-së beson se tërheqja e mjeteve nga Trusti do të kalojë në Kuvendin e Kosovës. Ndonëse për këtë është kundët grupi më...

Kjo është lista e emrave më të përfolur për president të Shqipërisë

Konferenca e Kryetarëve ka caktuar të martën 16 majin si raundin e parë të votimit për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Deri në këtë datë...

Afro 100 fëmijë ukrainas u vranë gjatë prillit

Afro 100 fëmijë janë konfirmuar se janë vrarë në Ukrainë në prill, sipas zëvendësdrejtorit ekzekutiv të Unicef. Megjithatë, Omar Abdi pranoi se numri i vërtetë...

Parashikimi i motit për sot

Sot mbi vendin tonë parashihen vranësira të dendura të cilat vende–vende mund të sjellin riga shiu, sipas Institutit Hidrometerologjik. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...

AAK kërkon nga Qeveria të lejojë tërheqjen e kursimeve nga Trusti dhe rishikimin e Projektligjit për pagën minimale

Tre deputetë të AAK-së, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Shemsedin Dreshaj në një konferencë për media kanë kërkuar nga qeveria që të mundësohet tërheqja...

Golden Eagle Ylli mposht Prishtinën edhe në ndeshjen e tretë dhe kalon pa problem në finale

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 56:75 (11:18, 17:17, 11:25, 17:15), duke kaluar në finale të Play-offit, pasi në...

Pogba nuk preferon t’i bashkohet Manchester City-t

Paul Pogba preferon të largohej jashtë vendit, para se të qëndronte në Premier League me Manchester City-n kur kontrata e tij me Manchester United...

Lajmet e Fundit