11.6 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Qytetarët e Kosovës do të mund të marrin vizë amerikane brenda ditës

VizatQytetarët e Kosovës do të mund të marrin vizat për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të njëjtën ditë kur mbahet edhe intervista e tyre për tu pajisur me leje të udhëtimit. Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, përmes një komunikate për media njofton se ka ndryshuar procedurat në procesimin e vizave në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup.

Më parë nga banorët e Kosovës kërkohej që të kenë intervistën e tyre në ambasadën e SHBA-ve në Shkup në një ditë dhe, nëse kërkesa aprovohej, të kthehen ditën e nesërme të punës për të marrë vizën.

“Procesi i ri do t’iu mundësojë shumicës së banorëve që kualifikohen për vizë që të njëjtën ta marrin në të njëjtën ditë kur edhe janë intervistuar, edhe pse në ditët kur ka tepër shumë kërkesa nga disa aplikues ende mund të kërkohet që to vijnë prapë në ditën pasuese të punës.

Aplikuesit të cilëve u është aprovuar viza mund ta maksimizojnë gjasën për procesim po të njëjtën ditë nëse sigurohen që informatat në aplikacionin e tyre elektronik për vizë janë të plota dhe të sakta. Aplikuesit që bëjnë gabime në emrat e tyre, datat e lindjes, apo numrat e pasaportës, nuk do të kualifikohen për procesim po të njëjtën ditë”, thuhet në komunikatë.
Sipas këtij njoftimi, ndryshimet procedurale do të prekin vetëm banorët e Republikës së Kosovës dhe nuk do të ndikojnë në shërbimet që Ambasada e SHBA-ve në Shkup.

“Për më shumë informata ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë: http://pristina.usembassy.gov/visas.html”, thuhet në fund të komunikatës.

Më Shumë

Totaj: Komunat ende nuk e kanë në dispozicion buxhetin e vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë thirrje për sqarim lidhur me vonesën e ekzekutimit të buxheteve komunale për vitin 2026, duke theksuar se...

U kapën duke luajtuar bixhoz brenda një lokali në Malishevë, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar në Malishevë, pasi janë kapur duke luajtur bixhoz brenda një lokali. Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55,...

Lajmet e Fundit