7.8 C
Prizren
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Ramadan Muja e Minir Krasniqi anëtarë të Këshillit Politik të PDK-së

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka shkruar një status, e në të cilin ka njoftuar se ka themeluar Këshillin Politik si organ këshilldhënës i partisë.

Ai ka theksuar se ky këshill, që mbledh disa prej figurave të vjetra të PDK-së, do t’i ketë 31 anëtarë.

Anëtarët e Këshillit janë personalitete të jashtëzakonshme, me kontribut kombëtar e institucional, që si pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës që nga themelimi i saj, i kanë shërbyer vendit në detyra të rëndësishme udhëheqëse, në institucione të ndryshme të nivelit qendror e lokal.”, shkroi z.Krasniqi.

Tutje, ai ka treguar edhe emrat e të gjithë anëtarëve që do të jenë pjesë e këtij këshilli.

Këshilli do të ketë 31 anëtarë. Koordinator i Këshillit Politik do të jetë Akademik Arsim Bajrami, ndërsa anëtarë të Këshillit janë: Agim Çeku, Agim Zogaj, Avni Kastrati, Bajram Mulaku, Basri Musmurati, Daut Xhemaili, Drita Kadriu, Fadil Beka, Flora Brovina, Gani Koci, Hasime Krasniqi, Ismail Syla, Kadri Kryeziu, Latif Gashi, Laura Guguli, Lumnie Morina, Lumnije Rama, Mehdi Bektashi, Mexhide Topalli, Minir Krasniqi, Ramadan Muja, Ramiz Fazliu, Sabri Tahiri, Sala Ahmeti, Salie Mustafa, Selvie Halimi, Shaban Shabani, Shemsi Veseli, Skender Ahmeti dhe Zahrie Isufi.”, shkroi i pari i PDK-së.

Më Shumë

Tre të vdekur, Putini është informuar për ngjarjen – detaje të reja rreth shpërthimeve në dy baza ushtarake në Rusi

Të paktën tre persona janë vrarë nga shpërthimet në dy baza ajrore ushtarake në Rusi, sipas raportimeve. Agjencia e lajmeve RIA Novosti raportoi se tre...

Rrahje për pronë në një familje në Prizren: Vëllai i madh e bën për spital vëllain e vogël

Një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij më të ri në moshë në Prizren. Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti...

Lajmet e Fundit