32.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Rashica transferohet te klubi i Premier League

Milot Rashica do të largohet nga Werder Bremen këtë merkato. Sulmuesi i kombëtares kosovare po kërkohet nga shumë klube të njohura evropiane, por skuadra e preferuara e tij është Laipzig.

Megjithatë, gazetari Arlind Sadiku bën me dije se mundësia për të shkuar te Laipzig është e vogël për shkak të ofertës së ulët që gjermanët kanë bërë për 23-vjeçarin.

Sadiku raporton se oferta e Aston Villa është më e leverdishmja për Werderin dhe në ditët në vijim tratativat me këtë klub mund të marrin një formë më konkrete.

“Milot Rashica do të largohet nga werder Bremen, më se largu deri në fund të javës së ardhshme. Para disa javësh ai kishte arritur marrëveshje personale me Laipzigun por werder Bremen nuk është i kënaqur me ofertën.

Kërkesë zyrtare për shërbimet e Rashicës kanë bërë Monaco, Aston Villa dhe Wolverhempton. Sipas burimeve të mia, oferta e Aston Villas është më e leverdishmja për Werderin dhe ka shume mundësi qe Rashica të transferohet në Premier League gjatë javës së ardhshme”, shkruan gazetari i njohur.

Më Shumë

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 33°C

Moti për ditën e sotme do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11 dhe 15°C, ndërsa ato maksimale do të...

AKP shpall qiradhënien e 105 njësive në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 671 njësive të cilat përfshijnë asete atraktive që gjenden në pesë rajonet e...

Lajmet e Fundit