9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Raste tjera të falsifikimit në Fakultetin e Mjekësisë

QKUK5-24Pas një hulumtimi të transmetuar mbrëmë në edicion qendror të lajmeve, RTK sjell edhe temën tjetër e cila po ashtu flet për raste të tjera të falsifikimeve në Fakultetin e Mjekësisë.

Gjatë muajit mars, në një rast profesorë të këtij fakulteti kanë përmendur emrin e të njëjtit person me inicialet A.B, familjar i një personi qeveritar, i cili dyshohet për falsifikime notash nëpër indekset e studentëve.

Kjo është forma të cilen e ka perzgjedhur profesoresha e lëndës së Biokimisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Luljeta Begolli për të paraqitur një rast që asaj i ndodhi gjatë muajit mars. Në këtë dokument të cilin e ka siguruar RTK thuhet se më 17 mars në ordinancën e saj private iI janë paraqitur dy persona të cilët kanë kërkuar nga ajo që të identifikojë notën dhe nënshkrimin e studentit A.A, nga lënda që ajo ligjëron.

E kontaktuar nga RTK profesoresha, Luljeta Begolli ka thënë se të gjitha i ka shkruar në letrën e saj dorëzuar dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, ku ndër të tjera thuhet:

“Më kërkuan dy persona për mua të panjohur deri në atë moment. Njëri i cili u prezantua Avdyl Buja dhe tjetri ishte babai i studentit A.A. student i Stomatologjisë. Ata nxorën një index dhe kërkuan që të indetifikoj notën dhe nënshkrimin nga lënda e Biokimisë. Unë ju thashë se nuk është vendi e as mënyra e kontrollit të indexit. E shikova se në atë index as nota 6 e as nënshkrimi nuk janë të shkruar nga unë, ato ishin të falsifikuara”.

Më tej profesoresha Begolli në letrën e saj ka sqaruar se studenti në fjalë në afatin e shkurtit nuk e kishte dhënë provimin në lëndën e Biokimisë. Madje në listen me emra të studentëve që ju nënshtruan provimit në atë afat të shkurtit shihet se studenti A. A nuk kishte arritur pikët më shumë se 50 sa ishin kërkuar për kalim të provimit. Ai kishte arritur vetëm 33 pikë.

Këtë e konfirmon edhe prodekani për çështje mësimore në Fakultetin e Mjekësisë, Halil Ahmetaj i cili thotë se kjo formë e presionit të personave jashtë fakultetit për vënie të notave të paligjshme është shqetësuese.

Ndërsa në Rektorat thonë se nuk janë në dijeni për një rast të tillë, por siç thanë do të interesohen dhe do ta trajtojn me shumë kujdes.

Në anën tjetër zyrtarë të Fakultetit të Mjekëisë thonë se sa më shumë që po i luftojnë këto dukuri në këtë insitucion të lartë arsimor, ato po lulëzojn më shumë. Sipas tyre organet përgjegjëse duhet që të marin masa për të ndaluar persona të tillë që po tentojnë ta njollosin imazhin e Universitetit të Prishtinës.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1391 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Moti sot me shi

Moti sot fillimisht parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm, të pranishme në pjesën dërrmuese të Kosovës...

Lajmet e Fundit